Braçe: Qeveria u trembet të dhënave të raportit të KLSH-së
Autori i Lajmit: red.
Nënkryetari i Grupit Parlamentar socialist, Erjon Braçe i kërkon shumicës në pushtet të reflektojë ndaj raportit vjetor të Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe ta kalojë atë sa më shpejt në Kuvend. “Qeveria edhe pse e ka njohur këtë raport, hesht, kur duhet të vepronte me seriozitet dhe tu kërkonte menjëherë falje taksapaguesve për dëmin e shkaktuar ndaj parave të taksave të tyre. Ndërsa hesht për një dokument zyrtar të një institucioni kushtetues”, - theksoi Braçe. Duke akuzuar Kreun e Qeverisë për refuzimin e rekomandimeve ligjore të KLSH-së, Braçe deklaron se ky është një krim për faktin se mohohet ulja e kostove dhe uljen e dëmeve ndaj parave të taksapaguesve. “KLSH ka denoncuar faktin se qeveria ka refuzuar zbatimin e rekomandimeve të tij për uljen e kostove për pasojë edhe të dëmeve të evidentuara dhe denoncuara nga vetë KLSH në ndërtimin e 56 kilometrave rrugë tashmë tejet të njohur Rrëshen- Kalimash”, - theksoi Braçe. KLSH nuk ka arritur të nxjerrë koston financiare të rrugës Durrës-Kukës, pasi qeveria nuk ka dhënë informacionet që i janë kërkuar. Kjo edhe pse KLSH-ja është institucioni që mbikëqyr menaxhimin e buxhetit, me anë të së cilit është financuar një pjesë e punimeve. Në raportin e fundit të KLSH-së theksohet se qeverisë i është kërkuar rishikimi i disa shtojcave të kontratës, me qëllim uljen e kostos së rrugës, por Ekzekutivi nuk ka kthyer asnjë përgjigje. Braçe ka renditur më tej dhe një sërë dështimesh të tjera siç i quajti ai, si ujësjellësi i Peshkopisë, ndërtimi i autostradës Lushnjë-Fier, ndërtimi i autostradës Tepelenë-Gjirokastër etj.
Ky lajm është publikuar: 02/04/2009