Gjini: Vetëm të vdekur dalim nga ky vend
"Ju deputetë që jeni të vjetër të PS, po t'ju shohësh në fytyrat tuaja e keni nga një të qarë. E keni nga një të qarë nga zgjedhjet e 26 majit '96, ndaj, nuk ju takon ju ta merrni përsipër këtë përgjegjësi. Të jeni të bindur se ne do të vdesim këtu në këtë sallë. Të jeni të bindur se ne do të vdesim këtu në këtë vend dhe votën do ta mbrojmë. Nuk bëjmë pazare me asnjë njeri. Vetëm do mbrojmë vlerat demokratike. Nëse u ka ngelur moral politik, është turp për ju të qëndroni në këtë sallë. Më vjen keq për miqtë e mi të PD, edhe për zonjën kryetare. Mirë bëri që erdhi mbrëmë këtu. Ju ftoj të pezullohet kjo seancë. Çfarëdo vendimesh që do të merrni ju këtu, ne vetëm të vdekur dalim nga kjo sallë", deklaroi Gjini.