Kuvendi, maxhoranca PD-PS voton në bllok disa ligje
Partia Socialiste dhe Partia Demokratike vepruan në unison dje, në lidhje me faktin nëse duhej zhvilluar seanca e djeshme parlamentare ose jo. Greva tre ditore e 10 kolegëve të tyre nuk i pengoi deputetët socialistë dhe demokratë që të vazhdonin seancën, duke u hequr sikur asgjë nuk ka ndodhur dhe se para tyre nuk ishin rreshtuar grevistes me parullën "Vota është e shenjtë". Ndërkohë nënkryetari i grupit parlamentar të PS, Braçe u përpoq që të devijonte vëmendjen duke ngritur akuza kundër familjarëve të kryeministrit Berisha. Dy ministrat Olldashi dhe Pango replikuar me deputetin e PS. Punimet e sotme të Kuvendit nisën me rreth dy orë vonesë, për shkak se janë bërë disa mbledhje të grupit parlamentar të PS-së për të vendosur nëse ishin për seancën parlamentare, apo duhet të solidarizoheshin me kolegët e tyre. Edhe pse ata panë me sytë e tyre se dy prej deputetëve Gjini dhe Tola po merrnin serum, asgjë nuk i pengoi socialistët dhe demokratët që të vazhdonin normalisht seancën. Dy palët kanë nisur më pas që të konfliktohen si zakonisht me njëra-tjetrën, për çështjen e turizmit. Më pas deputetët kanë vazhduar normalisht me rendin e ditës, edhe pse deputeti PDK-së, Gjini i bëri thirrje që të kishin moral, të ndërprisnin punimet dhe të respektonin kolegët e tyre që janë në grevë urie. Janë miratuar të gjitha projektligjet e parashikuara në rendin e ditës, si dhe ato që kishin mbetur pa votuar që nga hera e kaluar. Pasi është mbyllur seanca, deputetët demokratë dhe socialistë janë larguar menjëherë nga salla, ndërsa deputetët e partive të tjera si Arjan Madhi i PR-së, Genc Sharku i PR-së, Petrit Gjoni i PAA-së, janë takuar me 10 deputetët grevistë, duke i dhënë kurajë për aktin që po kryejnë.