E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjoni: Edi Rama duhet të reflektojë

 

"Të nderuar deputetë, te ky Kod Zgjedhor duhet ta gjejnë vetën të gjitha forcat politike, të gjithë qytetarët shqiptarë. Kolegët tanë deputetë kanë hyrë në grevë urie. Ne si Parlament duhet t'i respektojmë të gjithë dhe t'i mbështesim, si nga e majta, ashtu dhe nga e djathta. Ka zgjidhje që deputetët të dalin nga greva. Ju bëj thirrje, dy forcave politike dhe kryetarëve të tyre, Sali Berishës dhe Edi Ramës, të nisin negociatat dhe të zhbllokojnë situatën një orë e më parë. Kjo ftesë e sinqertë e imja, bëhet veçanërisht për Edi Ramën, kryetarin e PS, pasi Berisha tha që pres reagimin e opozitës. Jemi në kohë të bëjmë ndryshimet e duhura në kodin zgjedhor. U bëj ftesë deputetëve që të gjejnë një formulë të re për daljen nga kriza", tha Gjoni.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›