Vazhdon me risi
Reperja kosovare, Lil Vlora ka paralajmëruar risi të reja gjatë këtij viti, në sferën e saj muzikore. Në një intervistë për Express, Vlora ka treguar për risitë e saj sa i përket karrierës si dhe ka thënë se ajo është duke punuar me të madhe për të realizuar edhe disa videoklipe. Flet edhe për një bashkëpunim me një reper amerikan.
Express: Cilat janë të rejat e fundit, Vlora?
Lil Vlora: Te rejat janë që kam qenë në Kosovë, Maqedoni, Shqipëri. Gjatë qëndrimit tim në këto vende, kam xhiruar edhe një video-klip.
Express: Sa këngë të reja i keni realizuar deri më tani?
Lil Vlora: Po, kam realizuar edhe disa këngë të reja. Saktësisht janë tri këngë të reja dhe dy videoklipe.
Express: Si kanë qenë pritjet te publiku?
Lil Vlora: Shumë, shumë të mira. Jam shumë e kënaqur me publikun.
Express: Si është publiku për rap muzikë, i mirë....
Lil Vlora: S’ka dallim shumë. S’mund të them këtu më pak, sepse ka qenë publiku në nivel dhe shumë i mirë.
Express: Por, cili është mendimi i juaj për bashkëpunimet?
Lil Vlora: Më parë kam bërë bashkëpunim me Big Mamën, Ardit Stadën dhe një reper nga SHBA-ja. Por, nuk dëshiroj që të publikoj bashkëpunimet e reja, sepse dëshiroj që ato t’i lë befasi për publikun. Vetëm mund të them se jam duke bërë diçka shumë të madhe dhe shumë të mirë.
Express: Me cilin reper të famshëm do të bashkëpunoje?
Lil Vlora: Me Lil Kim.
Express: Po, me vendorë?
Lil Vlora: Me ata që kam dashur, kam bërë. Por, më pëlqen të bëj një këngë me Adrian Gaxhën. Ndoshta pse më përshtatet stili, muzika dhe po ashtu di të vallëzoj shumë mirë. Plus e kam mik.
Express: Si është puna me albumet?
Lil Vlora: Jam në përgatitje dhe besoj që albumi do të editohet gjatë muajve të verës.
Express: E, çfarë mund të presim nga Vlora sivjet?
Lil Vlora: Shumë gjëra të mëdha. Këngë, por edhe plot befasi të tjera nga unë...