E Diel, 1 Nëntor 2026

Situata në veri të Kosovës, në fokus të PE-së

Parlamenti Europian shqetësohet për situatën në veri të Kosovës dhe për dhunën e shfaqur në gjysmën e dytë të vitit të kaluar.

Me anë të një dokumenti, Parlamenti Europian mirëpret marrëveshjet e arritura deri më tani, duke ftuar qeverinë e Serbisë që ti zbatojë plotësisht.

Vetëm zgjidhjet përmes negociatave të Prishtinës dhe Beogradit mund të shmangin tensionet në aspektin afatgjatë, theksohet në fillimin e Rezolutës për integrimin evropian të Serbisë, që do të diskutohet të enjten nga Komiteti i Punëve të Jashtme i PE-së.

Duke iu referuar mediave kosovare, në dokument mirëpriten edhe deklaratat e presidentit të Serbisë Boris Tadiç, për heqjen e barrikadave.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›