Topalli ne 21 vjetorin e themelimit te PD-se ne Tropoje

Kryetarja e Kuvendit, njëherësh nënkryetare e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli, ka marrë pjesë në 21 vjetorin e themelimit të degës së partisë në Tropojë. Numri dy i Partisë Demokratike, gjatë këtij takimi vuri theksin tek zhvillimi i vendit dhe rritjes ekonomike gjatë viteve të fundit.
“Analizat e ndryshme ekonomike thonë se për të dalë nga kjo krizë që ka mbërthyer Europën duhen reforma strukturore, duhen shkurtime të shpenzimeve, ulje të pensioneve, transparencë. Duhet një vizion për energjinë, një vision për bujqësinë, duhet infrastrukturë. Dhe kjo është çdo gjë që ka bërë qeveria Berisha këtu në Shqipëri.
A nuk ka qenë ky modeli ekonomik i suksesshëm? A nuk është ky vizioni që çon përpara kombin e vet? A nuk e kemi bërë ne këtë? A nuk e ka bërë qeveria gjatë kësaj periudhe? A nuk kemi ne arsye per të qenë të qetë, për të qenë krenarë? A nuk kemi ne arsye për ta ndierë veten si rrallë më parë në historinë tonë si njerëz me dinjitet, krenarë që jemi shqiptarë, që jemi ata që bëmë të mundur realizimin e ëndrrave?”
Topalli kujtoi se ky përvjetor, përkon me 100 vjetorin e krijimit të shtetit shqiptar. Ajo u shpreh e sigurt se pushteti lokal në Tropojë, ashtu si autoritetet qëndrore në Tiranë, do të organizojnë shumë aktivitete.