Neser ne 1100 mblidhet Konferenca e Kryetareve

Të hënën nisin punimet e sesionit të ri parlamentar. Konferenca e kryetarëve të grupeve parlamentare mblidhet paraditën e së enjtes rreth orës 11.00 për të miratuar programin tre mujor dhe kalendarin e tre javëve të para të punimeve të Kuvendit. Parlamenti i nis punimet në një klimë të qetë politike këtë vit, ndërsa palët janë angazhuar në përmbylljen e disa reformave të cilat për mëse dy vite mbetën peng i bojkotit të Partisë Socialiste. Nesër do të shihet se sa të angazhuara janë mazhoranca dhe opozita, për të vijuar zbatimin e marrëveshjes së arritur 14 nëntorin e vitit të shkuar.
Reforma zgjedhore dhe parlamentare janë në process, disa ligje me tre të pestat janë miratuar. Nuk ka nisur ende rishqyrtimi i projekt-ligjit për Gjykatën Administraive dhe i paketës së ndryshimeve në Kodin Penal