E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD pro komisionerëve apolitikë. Halimi: Zgjidh mosbesimin e PS

Maxhoranca mirëpret propozimin e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve për komisionere të përhershëm dhe jo partiakë. Duke e quajtur një gjetje interesante, sipas deputetit Eduard Halimi, kjo mund të jetë zgjidhja për t’i dhënë fund mosbesimit të PS-së.

"Ky është problemi që ka Partia Socialiste, me komisionerët. Sigurisht, mund të jetë kjo një zgjidhje, dhe është një zgjidhje interesante, sepse del jashtë komisioneve bipartizane. Pra, ne kemi sot komisione numërimi, apo zgjedhore, i kemi bipartizane. Për aq kohë sa njëra forcë politike, që aq më tepër është opozitë dhe duhet pyetur edhe më tepër për hartimin e ligjit, ajo ka mosbesim në komisionet bipartizane dhe sigurisht që do të ishte një zgjidhje. Po kjo nuk është se zgjidhet vetëm me rekomandime, është një cështje që do të sjell patjetër ndryshime në Kodin Zgjedhor. Dhe domosdoshmërisht duhet dhe mendimi i opozitës", tha Eduard Halimi, deputet i PD. Për deputetin demokrat, propozimi i Ristanit duhet përfshirë në kod por për këtë duhet dhe bashkëpunimi i socialistëve.

Elona Gjylmi < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›