Ristani: Jo ndryshime të mëdha në Kodin Zgjedhor
Në pritje që politika të nisë punën për amendimin e ligjit të zgjedhjeve, sesionin e ardhshem parlamentar për shefin e KQZ–së, Arben Ristani, ndërhyrjet në kod nuk duhet të jenë thelbësore. Dhe nëse dicka e tillë do të ndodhë, sipas Ristanit, për të mirën e zgjedhjeve, duhet të mos ndodhë minutin e fundit.
"Ndryshimet thelbësore në rast se do të ndodhin duhet të ndodhin në kohë, shumë shpejt në krahasim me datën e zgjedhjeve. Po unë nuk besoj se do të ketë ndryshime thelbësore pasi në përgjithësi ndryshimet thelbësore, nuk janë të këshillueshme të ndodhin shpesh. Patem një ndryshim thelbësor në Kodin e ri, i cili ndryshoi totalisht sistemin zgjedhor në Shqipëri. Kështu që, une pres të ketë ndryshime cilësore për të riparuar ato që praktika ka treguar se mund të jenë më mirë", tha Arben Ristani, kryetar i KQZ.
Ndërsa për mundësine e riformatimit të KQZ-së, sipas formatit të ri politik, dhe pretendimeve në rritje të LSI-së për anëtarë në këtë komision, Ristani përgjigjet: "NUk mund të ketë ndryshim pa u ndryshuar ligji, kjo është e sigurtë. Po nga ana tjetër, unë nuk besoj që ndryshimi ligjor do të futet në këto pjesë. KQZ i përgjigjet një formule të caktuar që është gjithëpërfshirëse dhe mendoj që mund te ecim me këtë rrugë".
Pak ditë më parë kryetari i KQZ-së deklaroi se po bën gati një draft me sugjerimet e komisionit për ndryshimet në kod. Një ndër to është dhe certifikimi i komisionereve, të cilët synohet të jenë të përhershëm dhe jo partiakë.
Elona Gjylmi < I mëparshmi