E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dy motra të sëmura, 22 vjet lidhur me zinxhirë

Jetonin prej 22 vjetësh të lidhura me zinxhirë. Kjo është drama e dy motrave të familjes Keshi në Maqellarë të Dibrës. Ato janë mbajtur të izoluara dhe në kushte çnjerëzore nga babai i tyre për shkak të problemeve të shëndetit mendor. Thëllënxa dhe Fidane Keshi, respektivisht 25 dhe 16 vjeç janë transportuar sot në Qendrën Shëndetësore të Peshkopisë, ku dhe do të trajtohen nga punonjësit e kësaj qendre. Dy motrat jetonin me babain e tyre në një banesë të vjetër në fshatin Bllatë të Poshtme. Njëra prej tyre ishte trajtuar përreth 7 vjet në Spitalin psikiatrik të Vlorës, por pas kthimit në shtëpi, babai vendosi ta mbajë lidhur bashkë me motrën e saj të vogël. Sipas babait të tyre 70-vjeçar, vajzat kanë shfaqur shpesheherë shenja agresiviteti, por gjatë kohës së qendrimit në shtëpi nuk janë trajtuar me medikamente mjekësore.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›