E Diel, 1 Nëntor 2026

Shitja, 30 sekonda definitive

Çështja më e rëndësishme në shitje është të hapësh derën. Fitimtarët janë të aftë që të bindin edhe klientin më të ngarkuar me punë për 30 sekonda. Një takim prej 30 minutash ata janë të aftë ta bëjnë për 30 sekonda. Manovra prej gjysmë-minuti është quajtur një kërcim së larti.

Takimi duhet të jetë i direkt, i thjeshtë dhe i kuptueshëm, i bazuar në fakte. Nëse nuk mund ti komunikoni vlerat e produktit tuaj, ju duhet të rimendoni se çfarë po shisni, ose të paktën si po mundoheni ta shisni atë.

Përdor koncepte bazë dhe fjali të thjeshta.

Jo shumë kohë më parë unë isha këshilltar për një kompani të re, e cila prodhonte ca lloj celulash për karburantin, që ishin si bateritë që nuk kërkojnë rikarikim. E mira e këtyre celulave ishte se punonin në zbrasëti ndryshe nga celulat e tjera që kërkonin hidrogjen, duke rezultuar kështu me kosto më të ulët.

Për ti prodhuar këto elementë kërkohej një material qeramik dhe vetëm dy kompania në Amerikën Veriore i shisnin me shumicë. Duhej bërë një jonit-venture me ta. Duhej një partner me para për të investuar, për të prodhuar kapacitetet dhe emrin.

Flitej për 20 milionë dollarë investim, ishte një presion i madh.

Unë shkova në një drekë zyrtare për industrisë kimike, ku kreu i një kompanie Z. Honcho mbajti një fjalim. Pas drekës unë shkova pas tij dhe i thashë: “Z. Honcho, kompania ime mund t’ju ndihmojë të rrisni tregun me ritme shumë shumë të shpejta. Teknologjia që ne përdorim nuk kërkon hidrogjen. Dhe kompania juaj mund të ketë një oportunitet të madh nëse bashkëpunon me ne në këtë projekt me kosto efektiv. A mund të më jepni 30 minuta kohë?”.

Honcho më dha kart vizitën e tij dhe emrin e zv/presidentit të kompanisë. Ai tha të përdorja emrin e tij dhe ti thosha zv/presidentit për një takim. Booom – ne u futëm në lojë. Për të qenë të qartë ne nuk patëm as 30 sekonda komunikim, por mjaftuan për tu futur në një aferë të madhe.

Këto diskutime mund të bëhen edhe me telefon ose edhe me një cop letër. Të jeni të sigurt se është celësi drejt suksesit.

Jim Thomas: Mundohuni të negocioni

Thomas ka shërbyer në Forcat Nukleare të SHBA-së si negociator me ish-Bashkimin Sovjetik dhe Organizatën Botërore të Tregtisë. Libri i tij i fundit është “Negocioni të Fitoni”.

Ai i referohet një thënie të Jack Kennedy: “Le të mos negociojmë asnjëherë pa marrë parasysh frikën. Por më e rëndësishme është të mos kemi frikë për të negociuar”. Asgjë- absolutisht asgjë- nuk mund të bëhet pa komunikuar. Duhet mbajtur dera e hapur dhe duhet komunikuar me të gjithë.

Shit veten- pastaj produktin

Cathie Black, president, i Hearst Magazines (revista)

Black ka në pronësi rreth 19 revista dhe 200 botime ndërkombëtare. Libri i saj i ri: Rruga kryesore për të ecur përpara, përfshin tipe negocimi me klientët dhe punonjësit.

Kur negocioni për një produkt duhet më parë të prezantosh veten tënde, si njeri të besuar dhe të vendosur në atë që bën. Më pas vjen vetë edhe shitja e produktit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›