E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bumci: PS hyri ne Kuvend per mandatet dhe nga nderkombetaret

Hapi i hedhur nga socialistet eshte pershendetur ne parim nga shumica qeverisese, e cila gjate gjithe kesaj kohe i ka bere thirrje opozites qe te hyje ne Parlament. Deputeti i Partise Demokratike, Aldo Bumci, deklaroi dje se "motivet e hyrjes se deputeteve socialiste ne Parlament kane qene mbarimi i mandateve dhe thirrjet e vazhdueshme te nderkombetareve. Pas gjashte muajsh aksioni politik, serish opozita eshte ne fillimet e saj", deklaroi Bumci. Megjithese opozita eshte kthyer ne Parlament, ne qendrimet e bera publike prej saj, kthimi ka te beje me debitimin e ligjit per hetimin e zgjedhjeve parlamentare te 28 qershorit. Nga ana tjeter, deputeti i partise me te madhe ne pushtet thote se kjo deklarate nuk e habit, por shton se "kjo eshte nje ceshtje e konsumuar". Megjithate, ai shton se "Partia Socialiste mund t'u drejtohet gjykatave, vendimi i te cilave respektohet".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›