Dokle: Kutite ose s'rrime ne Kuvend
Denis Dedej
Grupi parlamentar Socialist vendosi paraditen e djeshme, modalitetet qe do te ndiqen per hyrjen ne Kuvend. Rreth ores 12:00, deputetet socialiste ishin te pranishem ne mbledhjen e organizuar ne seline roze, per te diskutuar mbi rrugen qe do te ndiqet per hyrjen ne Kuvend dhe pas saj. Nderkohe qe eshte percaktuar qe perfaqesuesi i deputeteve socialiste ne Kuvend, te jete kryetari i Asamblese Kombetare, Gramoz Ruci, ndersa formatimi i grupit do te behet ne nje mbledhje te ardhshme. Po keshtu, eshte vendosur qe te dy draft-propozimet te dorezohen ne Parlament, sipas procedurave perkatese, gje e cila pritet te ndodhe diten e sotme. Ne lidhje me keto vendime, permes nje komunikimi per mediat, deputeti i Partise Socialiste, Namik Dokle, beri te ditur paraditen e djeshme se "opozita do te futet ne Parlament dhe do t'i paraqese mazhorances dy draft-propozime". Ai sqaroi se behet fjale per projektligjin per ngritjen e komisionit hetimor per zgjedhjet e 28 qershorit, si dhe nje draft tjeter qe i garanton cdo force politike qe ka ankesa per procesin zgjedhor, qe te kerkoj hetim te plote dhe te pakushtezuar. "Mbledhja e grupit parlamentar, ishte vazhdim i mbledhjes se nje dite me pare, ne te cilin u more nje vendim politik, qe Partia Socialiste dhe Grupi i saj do te shkojne ne Parlament, per te bere betimin dhe njekohesisht per t'i paraqitur Parlamentit nje draft per ngritjen e komisionit hetimor, i cili perfshin nje hetim te pakufizuar dhe te pakushtezuar", shprehu qendrimin ne emer te deputeteve socialiste, Namik Dokle. Pra sipas tij, "do te hyjne ne Kuvend per nje transparence te plote te zgjedhjeve te 28 qershorit dhe nje tjeter projektligj qe do t'i sherbeje nje standardi evropian te Shqiperise, lidhur me zgjedhjet". Nje ligj, qe sic tha ai, "garanton cilendo parti politike qe ka ankesa per zgjedhjet, qofshin te pergjithshme apo lokale, qe te kerkoj hapjen e kutive, hetimin e plote te zgjedhjeve, hetim te pakushtezuar dhe te pakufizuar me transparence te plote". Anetari i Kryesise se selise roza, nenvizoi se PS duke ia lene keto dy drafte mazhorances, presin reagimin e saj ne lidhje me keto dy propozime qe jane pjese e standardeve evropiane qe Shqiperia duhet tashme te fitoje ne pragun e anetaresimit ne BE dhe si nje vend anetar i NATO. "Eshte e drejta dhe detyrimi i Partise Demokratike, i mazhorances dhe i qeverise qe te reflektoje mbi kete baze, sepse ne hyjme ne Parlament per te mos dale, por edhe per te mos qendruar, nese nuk garantohet transparenca e plote e zgjedhjeve", theksoi qendrimin Dokle. Sipas tij, "nese kjo nuk zgjidhet nepermjet dy drafteve, nepermjet miratimit te kesaj kerkese te PS-se, PS nuk mund te rrije ne Parlament mbi kutite e mbyllura". "Kutite mund te hapen me vendim parlamenti ose pastaj, ne do te kerkojme deri ne fund hapjen e kutive bashke me popullin opozitar", perfundoi fjalen e tij, deputeti i Partise Socialiste.