E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS, dy nismat per hetimin e zgjedhjeve

Partia Socialiste pritet te dorezoje diten e sotme dy nismat qe lidhen me hetimin e zgjedhjeve. Nje nisme ka te beje me kerkesen per ngritjen e nje Komisioni Parlamentar Hetimor, per te hetuar shkeljet e ligjit te ndodhura gjate pergatitjes dhe zhvillimit te zgjedhjeve te pergjithshme te vitit 2009. Ne relacionin perkates thuhet se permbajtja e objektit te hetimit parlamentar qe duan te kryejme ka lidhje me ceshtje te tilla si mungesa e zbatimit te ligjit ne lidhje me procesin e numerimit dhe vleresimit te votave, procesin e parregullt te votimit ne qendrat e votimit, mangesite e konstatuara ne perdorimin e teknologjise mbeshtetese te monitorimit ne procesin e numerimit te votave etj. Nisma e dyte ka te beje me projektligjin "Per disa shtesa dhe ndryshime ne ligjin nr.8891, date 02.5.2002 "Per organizimin dhe funksionimin e komisioneve hetimore te Kuvendit", qe sipas tyre eshte nje nisme legjislative e cila synon ngritjen e nje komisioni parlamentar te posacem, te kryesuar dhe me shumicen e anetareve nga opozita, qe do te hetoje mbi dyshimet ne lidhje me shkeljet e ligjeve dhe akteve nenligjore qe rregullojne procesin zgjedhor, parregullsite ne procesin e numerimit, shperdorimin e pasurive publike dhe angazhimin e detyruar te punonjesve te administrates publike per fushatat zgjedhore, etj.

Ligji per komisionet e hetimit

Neni 1

Ne nenin 4, pika 5 ndryshon si me poshte :

"5. Komisionet hetimore te Kuvendit, bashke me raportin perfundimtar i paraqesin Kuvendit ne seance plenare rekomandime lidhur me nxjerrjen e pergjegjesive institucionale, ndryshime apo miratime ligjesh me qellim ndalimin e fenomeneve negative per shoqerine e shtetin, dhe sipas rastit, njoftimin e prokurorise per vleresimin prej saj sipas procedurave perkatese ligjore".

Neni 2

Ne nenin 4, pas pikes 6, shtohet pika 6/a me kete permbajtje :

6/a. Ne rast se kerkohet ngritja e komisionit hetimor per hetimin e ceshtjeve qe lidhen me zgjedhjet e pergjithshme ose ato te qeverisjes vendore ky komision nuk mund te ngrihet ne rast se kane kaluar:

1) 6 muaj nga dita kur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatin perfundimtar te zgjedhjeve te pergjithshme te Kuvendit;

2) 3 muaj nga dita kur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatin perfundimtar te zgjedhjeve per qeverisjen vendore.

Ne cdo rast, veprimtaria e komisionit hetimor per hetimin e ceshtjeve qe lidhen me ligjin per zgjedhjet e pergjithshme ose ato te qeverisjes vendore do te konsiderohet e perfunduar ne kufirin e 24 muajve qe paraprijne diten e mbarimit perkatesisht te mandatit te Kuvendit apo te organeve perfaqesuese dhe ekzekutive te njesive baze te qeverisjes vendore.

Neni 3

Ne nenin 9 pas pikes 3 te ligjit shtohet nje pike 3/a me kete permbajtje :

"3/a. Ne rastet kur objekti i hetimit lidhet me ceshtje te zgjedhjeve te pergjithshme per Kuvendin apo te qeverisjes vendore, shumica e anetareve te komisionit hetimor i perket partise me te madhe te opozites".

Neni 4

Neni 17 i ligjit ndryshohet si me poshte :

"Neni 17

Administrimi i dokumenteve dhe te dhenave te tjera qe ndihmojne hetimet

1. Ne sherbim te hetimeve mbi ceshtjen, komisioni administron dokumente zyrtare, prova filmike si dhe te dhena te tjera qe, ndihmojne ne zhvillimin e hetimeve.

2. Organet kompetente qe i disponojne keto te dhena apo prova jane te detyruara t'ia percjellin zyrtarisht ose vene ne dispozicion komisionit, sipas kerkeses se tij jo me vone se 7 dite nga dita e marrjes se kerkeses.

3. Ne rastet kur objekti i hetimit lidhet me ceshtje te zgjedhjeve te pergjithshme per Kuvendin ose per qeverisjen vendore dhe ne sherbim te hetimeve mbi ceshtjet, shumica e anetareve te komisionit mund te vendose hapjen e nje apo disa kutive te materialeve zgjedhore per te keqyrur, hetuar ose publikuar nje apo disa nga dokumentet zgjedhore dhe/ose hapjen e nje apo disa kutive te fleteve te votimit duke kryer rinumerimin e tyre per efekt te verifikimit te problemeve te mundshme te evidentuara gjate procesit te pasqyrimit te rezultatit te numerimit te votave ne tabelat perkatese te rezultateve.

4. Anetaret e komisionit hetimor, ekspertet e angazhuar prej tij dhe personeli ndihmes i komisionit jane pergjegjes per ruajtjen e sekretit shteteror gjate hetimeve, sipas rregullave te parashikuara ne nenet 159, 160 dhe 161 te Kodit te procedures penale".

Neni 5

Dispozite kalimtare

Per zgjedhjet e pergjithshme te 28 qershorit 2009 afati i paraqitjes se kerkeses ne perputhje me nenin 4, pika 6/a te ligjit fillon nga data e hyrjes ne fuqi te ketij ligji".

Ligji per hetimin e 28 qershorit

I. Ngrihet Komisioni Hetimor Parlamentar i Kuvendit per shqyrtimin e kerkeses se nje grupi deputetesh per te realizuar transparencen e plote te procesit te zgjedhjeve te pergjithshme te mbajtura me 28 qershor 2009;

II. Objekti i punes se Komisioni Hetimor Parlamentar eshte:

a. hetimi i akuzave dhe dyshimeve publike te ngritura nga partite politike si dhe vezhguesit vendas e nderkombetare per moszbatim te legjislacionit ne lidhje me procesin e numerimit dhe vleresimit te votave ne VNV-te;

b. hetimi i dyshimeve dhe akuzave te ngritura nga partite politike si dhe vezhguesit vendas e nderkombetare per proces te parregullt votimi ne qendrat e votimit;

c. hetimin e veprimtarise te administrates se KQZ ne lidhje me deshtimin apo mangesite e shfaqura ne perdorimin e teknologjise mbeshtetese te monitorimit ne procesin e numerimit te votave;

c. hetimi i akuzave publike per perdorim te mjeteve publike si dhe te administrates publike te cdo niveli, ne favor te subjekteve te caktuara zgjedhore;

d. hetimi i akuzave per presione te ushtruara per largim, transferim apo ulje ne detyre te punonjesve ne administraten qendrore, lokale apo te cdo enti publik, per shkaqe qe lidhen me fushaten zgjedhore, te kryera gjate periudhes 29 maj - 28 qershor 2009 si dhe periudhen vijuese pas saj;

dh. hetimin e rasteve te dhenies ne kundershtim me ligjin te lejeve te perkohshme per personat e denuar apo duke vuajtur masen e sigurise arrest me burg, nga administrata e burgjeve gjate periudhes 29 maj - 28 qershor 2009;

e.cdo shkelje tjeter qe lidhet me procesin zgjedhor dhe qe do te rezultoje gjate hetimit.

III. Hetimi i shkeljeve, objekt i veprimtarise se ketij komisioni, eshte i pakufizuar persa i perket natyres se materialeve, dokumenteve apo provave qe kerkohen te administrohen nga organet pergjegjese. Procesi i hetimit pervec dokumenteve apo provave te tjera qe parashikon ligji ne fuqi, do te perfshije edhe keqyrjen dhe administrimin e materialeve zgjedhore dhe fleteve te votimit qe ndodhen ne kutite e votimit nen administrimin e KQZ-se;

IV. Komisioni hetimor i ngritur sipas ketij vendimi, bashke me raportin perfundimtar i paraqet Kuvendit ne seance plenare rekomandime lidhur me nxjerrjen e pergjegjesive institucionale, ndryshime apo miratime ligjesh me qellim ndalimin perfundimtar te fenomeneve negative per shoqerine e shtetin, dhe sipas rastit, njoftimin e prokurorise per marrjen e masave te metejshme ligjore.

V. Komisioni Hetimor Parlamentar perbehet nga 15 anetare, shumica te cileve i perket partise me te madhe te opozites, qe ka edhe kryesimin e komisionit.

Kryesia e Komisionit, ne baze te ligjit nr.8891, date 2.5.2002 "Per organizimin dhe funksionimin e komisioneve hetimore te Kuvendit", i takon Grupit Parlamentar te Partise Socialiste .

VI. Komisioni e ushtron veprimtarine e tij per nje afat qe ne cdo rast nuk mund te jete me pak se 5 muaj dhe nuk duhet te tejkaloje kufirin e 24 muajve qe paraprijne diten e mbarimit te mandatit te Kuvendit.

VII. Ngarkohen Kryetarja e Kuvendit dhe Sekretari i Pergjithshem te krijojne kushtet e nevojshme logjistike per veprimtarine normale te ketij Komisioni.

VIII. Ky vendim hyn ne fuqi menjehere.

KRYETARE

Jozefina Topalli (Coba)


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›