E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjinushi Ka rene shteti krimi eshte politik

Kryetari i Partise Socialdemokrate shprehu dje vendosmerine e opozites per betejen e saj

TIRAN - Kryetari i Partise Socialdemokrate Skender Gjinushi tha dje se opozita eshte e vendosur te vazhdoje betejen e saj per vendosjen e normalitetit. E keni pare vrasjen makaber dhe krimit shteteror te kryer nga qeveria kjo qeveri e krimit eshte futur ne panik dhe kerkon te gjunjezoje gjithe institucionet shteterore.

Ka rene Kuvendi ku opozita deklarohet puciste Presidenti i vendit vihet nen hetim Prokuroria e Pergjithshme vihet nen hetim pra tere opinioni sheh qarte se ketu vetem shtet nuk ka vetem hetim te pavarur nuk ka aq me teper qe shihet qarte se krimi eshte politik dhe do nje zgjidhje urgjente politike - deklaroi pas takimit me aleatet Gjinushi. Sipas tij e vetmja rrugedalje eshte zgjidhja politike eshte largimi i kesaj qeverie kalimi ne zgjedhje te reja sepse Berisha ka shpallur nje grusht shteti brenda shtetit.


Ai theksoi se ky eshte grushti real i shtetit ku nje mazhorance ilegjitime pushton Kuvendin ve nen kontroll Prokurorine kerkoi te gjunjezoje Presidentin e Republikes SHISH. Per te kriza tashme ka marre dimensionet e saja eshte nje krize nga me te thellat dhe kerkon nje zgjidhje urgjente politike. I pyetur mbi vendimin per protestat lideri i PSD-se tha se opozites i ka mbetur vetem protesta armen me te fuqishme qe eshte mbeshtetja popullore.


Duhet te kuptoni qe dhe vrasja shteterore nuk ndodhi nga guret as nga cadra ndodhi nga pjesemarrja. Ne panik nga 200 mije pjesemarresit Berisha hapi zjarr. Kete besoj duhet ta theksoni dhe ta ritheksoni qe policia ra ate dite dhe kurrkush nuk pati tendencen te hyje ne godine. Ishte kjo qe i prishi skenarin Sali Berishes dhe ai ne kete panik te kapur shtiu mbi turmen per tia lene vrasjen opozites - vleresoi Gjinushi.


Lideri i Partise Ligj dhe Drejtesi konsideroi dje gjendjen aktuale ne vend si nje marrezi

Ngjela Kryeministri ne rrugen e nje aventure te marre

TIRAN - Lideri i Partise Ligj dhe Drejtesi Spartak Ngjela e konsideroi dje gjendjen aktuale ne vend si nje marrezi e nje njeriu i cili qe ka humbur cdo ekuiliber kerkon te shkaterroje shtetin qe te beje nje dasme midis pushtetit dhe dhunes. Nuk do ta lejojme rame dakord qe te fillojme protestat sa me shpejt te jete e mundur do te bejme me te madhe ne Tirane.


Do ti pergjigjemi me dinjitet me force morale cdo tentative per grusht shteti qe po ben ky - deklaroi Ngjela pas takimit te Opozites se Bashkuar. Sipas tij fakti qe Berisha kercenon Presidentin e Republikes fakti qe ky nuk pranon institucionin e akuzes Prokuroren e Pergjithshme fakti qe ka kercenuar disa here kryetarin e opozites tregon qe eshte ne rrugen e nje aventure te marre.


Ai theksoi se ne qofte se kryeministri kerkon te shkele ligjet mos te implikoje shume njerez ne shkeljen e ligjeve. Te kene mendjen njerezit se jane situata te renda keto qe nje lapsus i vogel i injoranteve qe duan te shkelin ligjin qe jane ne pushtet mund tju kushtoje shume shtrenjte.


Ne do te vazhdojme betejen tone per lirine e shqiptareve demokracine normale shtet ligjor dhe institucional deri ne momentet qe ceshtja do te jete ne krahet e demokracise - deklaroi kryetari i PLD-se. I pyetur se cili eshte mendimi i tij per marrjen e tabulateve te celulareve avokati Ngjela theksoi se me ligj nuk i merr dot.


Sipas tij ne rast se kompanite celulare ia japin shkelin ligjin. do njeri mund te doje te shkeli ligjin por me riskun qe ka shkelur ligjin. I duan tabulatet e mia ia jap une qe te gjitha nje gje kam une nuk shkel ligjin. Por ama ai do te zbatoje ligjin ne qofte se shkel ligjin do te pergjigjet qofte ai qofte kompanite telefonike. Ka prokurore ne Shqiperi kur te degjojme qe eshte suprimuar Prokuroria mund te flase ai - vleresoi lideri i PLD-se.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›