Problemet e komunes me te industrializuar ne vend
Komuna Kashar eshte nje nder njesite vendore me te medha te Qarkut te Tiranes me nje siperfaqe prej 282.4 kilometrash katrore dhe me rreth 25 mije banore. Krijimi i kesaj komune daton ne vitin 1992. Komuna Kashar perbehet nga 10 fshatra qe fillojne ne periferi te Tiranes ne zonen e njohur si Tirana e Re dhe perfundojne ne afersi te Vores. Nga statistikat e komunes rezulton se numri i popullsise hyrese eshte me i larte se numri i popullsise dalese cka tregon nje tendence te shtimit te popullsise ne kete zone. Ne fakt numri i popullsise hyrese ne komune eshte realisht shume me i madh se ai i regjistruar pasi mijera banore te blloqeve te reja te pallateve figurojne si banore te Tiranes. Kashari mund te konsiderohet komuna me e pasur ne vend pasi perfshin zonen me te zhvilluar industriale te vendit pergjate autostrades Tirane-Durres. Megjithese ka numrin me te madh te bizneseve krahasuar me popullsine komuna vuan papunesine si te gjitha komunat e tjera te vendit. Pavaresisht taksave te shumta qe mbledh komuna ne fshatra ka ende probleme te infrastruktures dhe paradoksalisht edhe pse ka ne territorin e vet disa universitete dhe shkolla private arsimi publik ka mangesi. Legalizimet jane nje problem ende i pazgjidhur per komunen nderkohe qe vlera e larte e tokes ne kete zone ka shtuar edhe problemet e titujve te pronesise.