Gjinushi: LSI përpiqet të ndërrojë fytyrë
27/03/2009 Kreu i PSD-së takim me strukturat në njësinë nr. 9
“Fitore e garantuar, sepse e majta përfaqëson alternativën më të mirë”
Partia Socialdemokrate deklarohet e vendosur për një fitore të grupimit të majtë në zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit. Një garanci e tillë është dhënë dje nga kreu socialdemokrat Skënder Gjinushi gjatë konferencës së radhës të strukturave të kësaj partie në njësinë nr.9 në kryeqytet. Gjatë fjalës së tij kreu i PSD-së e ka vënë theksin pikërisht në faktin se sa më të pakënaqur, sa më të revoltuar të jenë njerëzit nga gjendja në të cilën është futur vendi, aq më të aktivizuar duhet të jenë në zgjedhje për të sjellë ndryshimin e kursit qeverisës. “PSD-ja vlerëson se fitorja në qershor është e garantuar, sepse e majta në tërësi përfaqëson tashmë alternativën më të mirë dhe sepse e djathta tashmë është e dështuar në këta 4 vjet. Berisha nuk shkon me kurrkënd, ai është i papajtueshëm me parimet e demokracisë e për të dalë nga kjo krizë ekonomike, ky konflikt i përhershëm institucional, ku Berisha përplaset me çdo president, çdo prokuror, çdo lloj institucioni, zgjidhja është një e vetme: largimi i qeverisë së Sali Berishës”, - vuri në dukje Gjinushi, duke radhitur në këtë mënyrë një sërë mangësish të qeverisjes së djathtë. Madje, në po këtë linjë kreu socialdemokrat nuk harroi të theksonte se premtimet e bujshme të Berishës rezultuan qartë se janë vetëm demagogji e mashtrime. “Kështu u fol për reformë në drejtësi dhe rezultati është asnjë paketë serioze për këtë reformë, por drejtësi e sulmuar nga të gjitha anët, saqë guxojnë dhe ish-ministra të implikuar të ngrenë padi; asnjë reformë për arsimin, por arsimin e lartë Berisha e përmend, sepse studentët janë votues e jo se në të vërtetë i intereson. Korrupsioni i kësaj qeverie është i dimensioneve të papara, prandaj tërë premtimet kanë dështuar; me një qeveri të korruptuar nuk mund të realizosh as programe sociale dhe as investime”, - deklaroi Gjinushi. Por nga ana tjetër ai shigjetoi ashpër lidershipin e LSI-së. “Teza e hedhur nga PSD-ja se ne fitojmë dhe pa LSI-në u vërtetua dhe nga sondazhi popullor dhe për pasojë LSI-ja po përpiqet këto ditë që të ndërrojë fytyrën dhe të thotë se ‘unë jam gati të bashkëqeveris me PS-në pas zgjedhjeve’. Pra, LSI-ja thotë me shumë humor se ‘do luftoj të mos i fitosh zgjedhjet si e majtë, luftoj kundër bashkimit të ri, por, po fituat, do të vij me ju në pushtet’”, - nënvizoi kreu i PSD-së.