Fakulteti i Gjuhëve të Huaja shpall datat për këshillimin e maturantëve
27/03/2009 gjimnazistëve në universitete, informimi për programet e studimeve të larta
Nis fushata e informimit të maturantëve në lidhje me programet e studimit që ofrojnë universitetet publike për vitin akademik 2009-2010. Në kuadër të zhvillimit të provimeve të maturës për pranimet akademike, fakultetet çelin dyert për orientimin e maturantëve, në zgjedhjen e atyre programeve studimore ku kanë më shumë probabilitet për t’u shpallur fitues. Ndërkohë që deri në mbyllje të vitit shkollor të gjitha fakultetet do të informojnë nëpërmjet grupeve të posaçme maturantët e shkollave të ndryshme për llojshmërinë e programeve që do të ofrohen gjatë vitit të ardhshëm akademik. Në kuadrin e këshillimit të karrierës, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja ka shpallur grafikun e vizitave të nxënësve të shkollave të mesme: “07 prill 2009, ora 15:00–16:00, auditori 305, 14 prill ora 15:00–16:00 auditori 305, 21 prill ora 15:00–16:00, auditori 305 si dhe takimi i fundit më 4 maj po në të njëjtën orë në auditorin 305”. Aktualisht pranë Fakultetit të Gjuhëve të Huaja është ngritur një grup pune, i cili do të bëjë takime me maturantët në shkollat e mesme nga data 6 prill–15 maj për të prezantuar programet e studimit në këtë fakultet. Brenda pak ditësh pritet që të miratohet dhe modeli i formularit A-2 nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës. Në këtë formular maturantët do të përzgjedhin sipas një rendi të caktuar dhjetë preferencat ku duan të ndjekin studimet e larta. Specialistët e Ministrisë së Arsimit pohojnë se kandidatët për në universitete pas mbylljes së fushatës së këshillimit të karrierës do ta kenë më të lehtë që të plotësojnë formularin e preferencave ashtu siç duhet, pasi do të kenë njohuritë e nevojshme për të gjitha programet e studimit. Rregullorja e provimeve për maturën e këtij viti ka pësuar një sërë ndryshimesh, veçanërisht për aplikimet që kandidatët duhet të bëjnë për akademitë artistike dhe ato sportive, ku për t’u pranuar në to nuk është e detyrueshme që të jepen provimet me zgjedhje. Përjashtim në këtë rast përbën vetëm dega e arkitekturës, aplikimi për këtë degë do të shoqërohet dhe me dhënien e provimeve me zgjedhje. Sipas rregullores, kanë të drejtë të kandidojnë për të vazhduar studimet në institucionet e arsimit të lartë publik vetëm nxënësit që vlerësohen kalues në të katër provimet e maturës shtetërore (dy provimet e detyruara dhe dy provimet me zgjedhje). Nxënësi që është mbetës qoftë edhe në një nga provimet e detyruara të maturës shtetërore në sesionin e parë nuk ka të drejtë të futet në provimet me zgjedhje. Ky nxënës duhet të japë riprovim lëndët e detyruara në sesionin e dytë dhe, në qoftë se i merr ato, ka të drejtë të futet në provimet me zgjedhje vitin e ardhshëm.