Ora e Debatit:Kreu i LSI-së Meta përballë gazetarëve

Sonte në emisionin "Ora e Debatit", kreu i LSI-së , Ilir Meta do të përballet me gazetarët, Agim Isaku,Sonila Meço e Çlirim Peka.Në emisionin e gazetarit Alfred Peza, Ilri Meta do të sqarojë aleancën e LSI-së me PS-në pas zgjedhjeve, dhe asyet që e bënë atë të ndryshonte papritur qëndrimin për Partinë Socialiste dhe kreun e saj, Edi Rama. Meta do të flasë edhe për rezultatet që LSI-ja ka marrë në sondazhet parazgjedhore të zhvilluara së fundmi. Gabimet e Ilir Metës në fushatën elektorale, dhe surpriza amerikane e LSI-së dhe Metës në zgjedhje do jenë disa nga diskutimet që do të shtrohen në emisionin "Ora e Debatit", live në orën 21:00 në Ora News.