Ora e Debatit,Meta:Asnjëherë koalicion me PD-në

Lëvizja Socialiste për Integrim nuk do të pranojë asnjëherë koalicion me PD-në edhe nëse Shqipëria shkon në zgjedhje të parakohshme. Kjo ka qenë deklarata e kreut të LSI-së, Meta në emisionin "Ora e Debatit" të gazetarit Alfred Peza. Sipas Metës, nuk mund të ketë asnjëherë aleancë me PD-në, dhe mundësia për një koalicion me PS-në nuk është hedhur asjëherë poshtë nga LSI-ja ndaj nuk mund të flitet për ndryshim pozicioni kundrejt kësaj partie."Nuk ka kthesë të LSI-së kundrejt PS-së, deklarata ime për koalicion paszgjedhor me PS-në është konfirmim i qëndrimit tonë që ka qenë konstant.LSI është një forcë që kërkon daljen në pension të Berishës dhe fitoren e së majtës progresiste", tha Meta.Sipas tij, deklarata që ai ka bërë ka qenë kaq shumë e përfolur dhe një surprizë për përfaqësues të caktuar të medias sepse ka pasur amplifikim nga disa prej emrave nga PS-ja sikur LSI do bashkëpunojë me Berishën,"por në fakt unë nuk kam folur asnjëherë për bashkëpunim me të", theksoi Meta.Sipas tij, nuk ka vend për diskutim parazgjedhor për kryeministrin e vendit, pasi ai do të përcaktohet nga votuesit. "Partia që do marrë 71 vota do të zgjedhë edhe kryeministrin. E majta ka shumë emra të cilat janë kandidat potencial për kryeministër", theksoi ai.Sipas Ilir Metës, LSI-ja mbetet forca më opozitare përballë qeverisë aktuale.Ai nënvizoi se nuk i beson sondazheve të zhvilluara deri tani, pasi ato japin shifra false. "Këto sondazhe përpiqen thjesht të dekurajojnë votuesit.Ne e njohim pozicionin tonë në zgjedhje", shpjegoi ai. Meta deklaroi se prioriteti i partisë që ai drejton është ulja e varfërisë dhe rritja e punësimit për shqiptarët. Deklaratën e kryetarit të PS-së Rama se Meta duhet të votojë koalicionin e PS-së, kreu i LSI-së e konsideroi si një diversion dhe një deklaratë të dobët politike.Gazetarja Sonila Meço theksoi se pas deklaratës për koalcion paszgjedhor me PS-në, Meta nuk mund të fajësojë të majtën se humbi zgjedhjet sepse u përça, nëse fiton e djathta. Sipas saj, mënyra se si do votohen votat për PSD,PDS do jetë sërish Dushk. "Si për Ramën dhe Berishën këto zgjedhje janë jetë a vdekje", tha ajo.Sipas analistit, Agim Isaku, Rama dhe Meta në mes të konlikteve mes tyre po largon elektoratin e pavendosur.Ai vlerësi se "LSI-ja ka qenë më konstante në luftën kundër Berishës". Isaku theksoi se klasa politike shqiptare nuk ka vullnetin për të bërë zgjedhje të lira. Çlirim Peka tha se deklarata e Metës rrëzon aksionin politik të PS-së. "Rama, Gjinushi dhe Milo ndihen të pezmatuar përballë votuesve të majtë", tha analisti. Peka nënvizoi se për elektoratin demokrat Ilir Meta është më i paparanueshëm se Edi Rama. Pyetjes së sondazhit nëse aleanca me PS shton apo ul votat e LSI-së,65.3 % shkuan pro shtimit të votave të kësaj partie dhe 34.7 % për uljen e tyre.