E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjinushi: Ligji, antikushtetues dhe hakmarrës

Skënder Gjinushi,kryetar i PSD-së tha se ligji i dosjeve është hakmarrës dhe antikushtetues, sepse edhe vetë Berisha nuk është kundër bashkëpunëtorëve sepse ka qeverisur me ta. "Ligji është projekt i dëshpëruar.Ligji është antikushtetues dhe hakmarrës.Është absurde se si edhe në zgjedhjet e 2009-ës doni të hyni me "betejën" ndaj komunizmit. "Berisha nuk i ka inat bashkëpunëtorët, ai ka qeverisur me ta. Shumë dosje janë manipuluar dhe shumë të tjera janë zhdukur", u shpreh Gjinushi. Ai deklaroi se "Ne kemi qenë dhe jemi për hapjen e dosjeve dhe penalizimin e atyre njerëzve, por projekti është i pavlefshëm. Vendimet e qeverisë nuk janë argument, po janë vjedhje në bashkëpunim".Gjinushi e konsideroi ligjin si shantazh në periudhë para-elektorale.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›