E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli: Ligji vendos drejtësi

Kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli e konsideroi projektligjin për hapjen e dosjeve si një hap të rëndësishëm që ka marrë pozita.Kryeparlamentarja theksoi se ligji është për të vënë drejtësi tek ata persona që kanë vuajtur në komunizëm, dhe jo për hakmarrje. Sipas Topallit " Nuk është shkelje e të drejtave të njeriut fakti që ata që lanë pa shkollë, pa prindër, pa mendime njerëzit, të vihen sot në krye të gjykatave. Tek ata duhet të vërë dorë drejtësia, në mënyrë që të respektohen ata që kanë vujatur për vite me radhë skamjen, frikën dhe lirinë". Ndër të tjera ajo deklaroi se "Ndihem e nderuar që jam pjesë e Parlamentit që ka vendosur këtë hap të rëndësishëm. Jam me fat që jam kundër hakmarrjes. Mendoj se ky ligj ndonëse i vonuar, do të zbatohet, për parlamentin, për Presidencën, për Prokurorinë e Përgjithshme, për Gjykatën Kushtetuese, për të gjithë ato insitucione që ky parlament i ka votuar në ato kushte të vështira të '97- ës",përfundoi Jozefina Topalli.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›