Gjinushi: Mandatet? Jozefina t‘ia kishte hequr Nanos
Ish-kryetari i Kuvendit, Skënder Gjinushi, deklaroi dje se mungesa pa arsye për gjashtë muaj në Kuvend justifikon heqjen e mandatit dhe zëvendësimin e tyre me kandidatët e tjerë të listës, por në rastin konkret, sipas tij, 64 deputetët socialistë kanë një arsye të fortë të mungesës, hapjen e kutive të votimit. Veç të tjerash, ai tha se është një lojë, madje sipas tij është e njëjta lojë që është përdorur edhe në zgjedhjet e 2007-ës për mbarimin e mandateve të krerëve vendorë për shkak të shtyrjes së zgjedhjeve. "Nuk është gjë tjetër veçse presion dhe është e njëjta praktikë e ndjekur edhe në 2007-ën, kur PD dhe LSI deklaronin se mandati i vendorëve mbaronte më 20 shkurt. Nuk ka mbarim mandatesh, por dorëzim pushtetesh. Tani pyesni Ilirin ç‘u bë me mandatet. E njëjta lojë po përdoret edhe tani. Deputetët socialistë janë të betuar me sinqeritet", tha ai. Në arsyetimin e Gjinushit, deputetët socialistë janë duke kryer funksionin e tyre, për një detyrë të kërkuar nga zgjedhësit e tyre. Me tone ironike, Gjinushi kujton rastin e ish-deputetit socialist Fatos Nano, duke këshilluar Kryetaren e Kuvendit që më parë duhet të kishte vepruar me të, pastaj me rastin e deputetëve socialistë.
"Sa i përket këtij afati kohor me gjashtë muaj, ai vlen kur mungon pa arsye, ndërsa deputetët socialistë po mungojnë me
arsye. Detyrën e tyre po kryejnë dhe votuesit e tyre po kërkojnë të hapen kutitë dhe të zbardhet e vërteta. Pastaj, këta s‘ia hoqën mandatin Nanos, që mungonte pa arsye. Kushtetuta nuk ia heq mandatin atij që punon. Prandaj i thoni Jozefinës t‘ia heqë një herë mandatin Nanos, pastaj socialistëve", tha ai. Por nëse aleatët e selisë rozë pranojnë të komentojnë debatin më të fundit mes Kuvendit dhe opozitës, socialistët kanë zgjedhur që të mos bëhen pjesë e tij, edhe pse janë në qendër të vëmendjes. Edhe pse mediat janë treguar mjaft të interesuara për të ditur se çfarë do të bëjnë në rast se Kuvendi vepron dhe i kërkon KQZ-së zëvendësimin, asnjë prej tyre nuk pranon të komentojë, duke deklaruar nën zë se nuk dëshirojnë të jenë pjesë e lojës së qëllimshme të Kryetares së Kuvendit, megjithëse siguria e socialistëve për bojkotin është thyer nga një prej kandidatëve që mund të marrë mandatin në rast se dorëzohen ata aktualë. Ylli Manjani, i treti në listën e PS-së në Qarkun e Dibrës, është shprehur se do të hyjë në Kuvend në rast se dorëzohet mandati i dy deputetëve aktualë, Qemal Minxhozi dhe Sadri Abazi. Sakaq, ekspertë të ndryshëm ligjorë kanë dhënë interpretime të ndryshme për sa i përket legjitimitetit të mandateve të 64 deputetëve socialistë.