E Diel, 1 Nëntor 2026

Ikën drejtori i LSI-së, boshatis zyrën dhe lë vetëm portretin e Nishanit në mur

kPas koalicionit LSI- PS, çdo ditë po shkarkohen dhe japin dorëheqjen nga postet nëpër institucione të ndryshme përfaqësuesit e LSI-së.

Shkëlqim Selami, i punësuar prej një viti e gjysmë më parë në postin e kreut të Spitalit të Vlorës nga Lëvizja Socialiste për Integrim, pas ikjes së tij ka boshatisur dhe zyrën ku punonte.

Mësohet se drejtori i ri, Remzi Haxhiu, e ka gjetur pa asnjë objekt zyrën dhe i indinjuar është shprehur për mediat lokale se: Janë ndërruar  shumë drejtorë në këto 28 vite punë që unë kam në spital, por kurrë  nuk ka ndodhur që zyra të boshatiset në këtë mënyrë, ku përveç tavolinës, nuk ka asnjë gjë tjetër në zyrë. Po ashtu edhe sekretaria e  Drejtorisë së Spitalit është  pothuajse bosh, spo gjejmë asnjë dokument.

Haxhiu ka deklaruar se incidenti i është komunikuar edhe Ministrisë së Shëndetësisë ./A.XH

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›