Gjinushi: Me këtë qeveri nuk ka zgjedhje më 8 maj
Gjinushi kërkon qeveri të re për zgjedhjet e parakohshme. Kryetari i PSD-së thotë se ka rrjedhje brenda mazhorancës
Intervistoi Elton Metaj
Me këtë qeveri nuk ka zgjedhje vendore sipas dekretit të presidentit. Me këtë qëndrim ka dalë kreu Partisë Socialiste Demokrate, Skënder Gjinushi, një nga anëtarët e koalicionit “Opozita e Bashkuar”. Ai është shprehur se ky kabinet nuk rrëzohet me mocion në Kuvend por me protesta. Ai ka pohuar se zoti Berisha nuk ka për të pranuar hapjen e kutive, prandaj, për të bërë hetimin e zgjedhjeve të 28 qershorit, duhet larguar zoti Berisha dhe i duhet hapur rrugë zgjedhjeve të parakohshme.
Opozita ka marrë vendimin për të nisur një seri protestash në ditët e ardhshme. Pse është marrë ky vendim dhe a ishte ky vendim rruga e duhur për t’i bërë presion qeverisë “Berisha”?
Rruga e protestave është një nga armët apo mjetet që përdor opozita, aq më tepër kur ndodhesh përballë një qeverie të papërgjegjshme dhe kur ndodhesh në një situatë krize totale, qoftë ekonomike, politike apo sociale dhe institucionale. Opozita u është rikthyer disa herë protestave për të bërë publike kërkesat e saj, për të bërë publike çfarë konteston përgjithësisht dhe në mënyrë të veçantë te qeverisja dhe çfarë ofron si zgjidhje. Pra, është një nga format, jo vetëm për mbështetje popullore, por edhe për afishimin e kërkesave të duhura.
A është e vërtetë se ka një presion të madh nga baza për të dalë në protesta?
Është e vërtetë, sepse në një demokraci normale zgjedhjet duheshin zgjidhur në tavolinë. Shqipëria dështoi me zgjedhjet e qershorit. Dështimi është si shoqëri, sepse ajo e paguan koston. Ne jemi i vetmi që nuk plotësojmë standardet zgjedhore. Sido që ta rrotullosh raportin e OSBE/ODIHR, përsëri, në fund të fundit, thuhet se Shqipëria nuk kap standardet. Shqipëria është e detyruar të plotësojë standardet zgjedhore dhe standardi kryesor është mbyllja e zgjedhjeve me konsensus.
Rinumërimi ishte zgjidhja e vetme për shkeljet në zgjedhje, por edhe kjo nuk u pranua. Atëherë opozita filloi rrugën e protestave. Përsëri në një shoqëri demokratike ishte vendi i zgjidhjes në tavolinë apo në Kuvend, kur Kuvendi funksionon. Pra, edhe në këtë Kuvend, i ngritur në rrugë ilegjitime, tolerancën e bën opozita që pranon këtë rezultat dhe kërkon të hetohet. Hetimi është e drejtë kushtetuese. Kjo nuk u pranua, gjë që do të thotë se nuk funksionon, as si Kuvend. Të mos harrojmë se është një Kuvend që për 4 vjet nuk ka pranuar interpelanca, është një Kuvend ku për 4 vjet është përdorur gjuha si në motele, pra është një Kuvend i denjë për ta quajtur motel nga mënyra e sjelljes së Kryeministrit dhe të kryetares së Kuvendit, është një Kuvend ku nuk ruhet as personaliteti dhe dinjiteti, ndërsa shkohet deri aty sa hiqet votimi i fshehtë.
Opozita në këtë situatë, kur nuk ka mundësinë e zgjidhjes nëpërmjet institucioneve, i drejtohet komunitetit ndërkombëtar dhe popullit. Të mos harrojmë që shkelja e standardeve do të thotë shkelje e të drejtës së standardeve për të pasur ‘një shqiptar, një votë.
Pse vendimi për protesta merret në fund të muajit tetor?
Sepse opozita është treguar e kujdesshme që mjetet i ka përdorur të tëra atëherë kur duhet; përdor rrugën ligjore dhe protestat. Me protestat e nëntorit 2009 arriti pikërisht të sensibilizojë opinionin dhe që të kuptohet se kërkesa e saj është reale dhe e shumicës së shqiptarëve. Pra, u arrit të kuptohet se zgjedhjet janë të deformuara dhe nëse nuk dalin shkaqet e deformimit, nuk mund të flitet për zgjedhje të radhës, të parakohshme apo vendore, me standarde.
Megjithatë, a keni shpresë se duke dalë në rrugë do ta bindni Berishën të tërhiqet dhe të pranojë hetimin e zgjedhjeve, në mënyrën që e kërkon opozita?
Këtu ka qenë dhe një nga gabimet, pra shpresa e kotë, kur kërkohej që të kesh konsensus me hajdutin sesi ta kontrollosh.
A ka dy linja qëndrimi brenda opozitës për negociatat me mazhorancën?
Ne nuk kemi menduar se duhej negociuar, pasi vetë Parlamenti Evropian ofroi një formulë, edhe pas darkës së Strasburgut. Formula është fare eksplicite. Pas një vit negociatash thuhet që hetimi i zgjedhjeve do të jetë me një komision që ka mandat të hetojë edhe materialet zgjedhore.
Pastaj, nëse do të vëmë në diskutim që fletët e votimit quhen material zgjedhor, kjo pastaj është një tallje. Ky është absurdi i politikës që rinegocion mbi rezolutën, që ishte përgjigje për mbylljen e negociatave. Edhe në aspektin e kohës, pasi ka kaluar një vit, teksa po vijnë zgjedhjet e radhës që duhen përgatitur, edhe sikur të kesh pranuar të bësh zgjedhje lokale, atëherë për të tëra këto nuk ke çfarë negocion. E vetmja mënyrë për të hapur kutitë, pra për të bërë transparencën e zgjedhjeve, është largimi i kësaj qeverie.
Nëse deri atëherë kërkohej hapja e kutive dhe ato mund të sillnin si pasojë edhe largimin e qeverisë, pasi do të sillnin një rezultat tjetër, tani është e kundërta: Duhet larguar qeveria që t’i çelet rruga hapjes së kutive, hapjes së dosjeve të korrupsionit dhe krijimit të një qeverie që çon në zgjedhjet e parakohshme dhe të standardeve”.
A është në fuqi kushti juaj se për të hyrë në zgjedhjet e ardhshme vendore, duhen hetuar më parë zgjedhjet e 28 qershorit 2009?
Për t’i dhënë përgjigje kësaj mjafton që çdo shqiptari t’i bësh dy pyetje: e para, nëse mund të shkohet në zgjedhje me këtë qeveri, dhe e dyta, çfarë garancie ka se këto zgjedhje do të jenë më të mira se ato të 2009-s. Të gjithë do të përgjigjen që është më keq.
Pra nuk do të kemi zgjedhje në maj 2011?
Duhet t’i përgjigjemi këtyre pyetjeve....
Megjithatë ky është një vendim politik që do ta marrë tryeza e opozitës...
Opozita nuk duhet të shohë vetëm veten, pasi edhe hapja e kutive nuk është për të parë nëse është vjedhur vota e politikanëve, por e njerëzve që është dhënë për partitë. Partive u është vjedhur rezultati. Asgjë nuk ka ndryshuar për të treguar se zgjedhjet e ardhshme do të jenë më të mira se ato të vitit 2009.
Ka edhe një ofertë politike për të realizuar reformën zgjedhore, sipas kërkesave të opozitës. A duhet pranuar kjo?
Të gjitha reformat janë bërë me konsensus. Kemi 5 herë që bëjmë reforma me konsensus dhe mbyllim zgjedhjet pa konsensus. Deri në vitin 2005, zgjedhjet erdhën në përmirësim dhe pas vitit 2005, meqë ishte firmosur MSA, u tha se nuk do të ketë më hapa para, por duhen plotësuar standardet.
Tashmë kemi një datë zgjedhjesh që është e dekretuar nga Presidenti i Republikës, më 8 maj 2001. A do të kemi zgjedhje vendore?
Jo, me këtë qeveri, jo. Është e qartë. Ose pastaj duhet të themi që ky ishte fati i shqiptarëve. Kjo qeveri, për arsye të zgjedhjeve dhe korrupsionit, duhet larguar.
Qeveria ju akuzon se jeni përpjekur të pengoni heqjen e vizave. A është e vërtetë kjo?
Ne e kemi penguar heqjen e vizave, sepse i zgjatëm jetën kësaj qeverie. Sa më shpejt ta kishim hequr këtë qeveri, aq më shpejt do të ishin hequr vizat.
Mos doni të thoni se opozita nuk është treguar e vendosur për ta larguar këtë qeveri?
Kjo qeveri duhej të largohej që në vitin 2007. Kishte argumente se heqja e Berishës ishte krizë dhe pengohej integrimi në NATO, sikur NATO nuk na pranonte pa Gërdecin, pa Durrës-Kukës dhe pa hajdutë, kur në fakt është e kundërta. Vendet e NATO-s bëjnë vetë zgjedhje të parakohshme, sepse ato janë tregues i pjekurisë.
A do ta shfrytëzojë opozita çarjen në radhët e LSI-së dhe largimin e disa deputetëve nga mazhoranca, nëpërmjet një mocioni mosbesimi ndaj qeverisë?
Berishës i është bërë mocion popullor, sepse është qartazi i implikuar me akuza reale me denoncime. Ne këtu kemi parë që policia i thotë Fazlliçit që të largohet se mos e kapë prokurori. Kemi dëgjuar nga ish-ministri i Ekonomisë se si përplasen policia me tatimet dhe arrestohen persona, të cilët denoncojnë korrupsionin.
A do të bëjë opozita një mocion kundër qeverisë?
Duhet të ketë një qëndrim të qartë. Përfundimisht negociatat kanë përfunduar dhe është afishuar mbështetje e ndërkombëtarëve, ndërsa protestat afishuan mbështetjen popullore.
Mendoni se ka hapësirë në Parlament për të siguruar 71 vota kundër Berishës?
Të gjithë këto zhvillime bëjnë që edhe brenda mazhorancës të ketë shkëputje, siç ishte Paulin Sterkaj. Edhe në shumicë, nuk kanë ndërmend të sakrifikohen për korrupsionin e të tjerëve. Kjo qeveri nuk do të bëjë asnjë rregullim, sepse i bien numrat. Ne jemi një vend, ku edhe Shërbimi Informativ ka dhënë informacione se ka ministra të sponsorizuar nga struktura të krimit të organizuar. Atëherë kjo do të çojë në uljen e numrave, pra në rrjedhje.
Pastaj rrjedhja e deputetëve mundëson dhe një mocion, por nuk është nevoja. Qeveria bie ditën që mbetet me 70 deputetë dhe nuk ka nevojë të bëhen 71 vota kundër. Që në momentin që qeveria mbetet me 70 deputetë nuk funksionon Kuvendi dhe vetëshpërndahet. Pra duhet zgjidhje politike. Mocioni është vetë një armë që Berisha do të përdorë, sepse aty kërkohen 71 deputetë dhe te mocioni hyjnë presionet personale. Këtu mund të shfrytëzohet edhe fakti që për të rrëzuar Kryeministrin, duhet të propozosh një emër tjetër dhe nëse sigurohen kollaj 71 apo 72 deputetë kundër Berishës, është pak vështirë të bësh 72 vota për të emëruar një Kryeministër të ri. Ka një taktikë tjetër shumë të thjeshtë. Kuvendi bllokohet me 70 vota dhe bllokimi i Kuvendit detyron dorëheqje të qeverisë, pastaj detyrohet zgjedhja e një qeverie tjetër, pa qenë nevoja për mocion.
Marrë nga TV Koha
16 Tetor 2010