E Diel, 1 Nëntor 2026

Shehu: “Aktualisht 2 miliard lekë është fondi financiar për kompensimin e ish pronarëve”

Intervistë me Ferdinand Shehun, drejtor i ALUIZNi- të, Tiranë

Anilejda Shëmbitraku

Në një intervistë të dhënë për gazetën “Albania”, Drejtori i ALUIZNI- t Tiranë, Ferdinand Shehu ka pasqyruar kalendarin e paraqitjes për tërheqjen e faturave financiare sipas njësive bashkiake. Ai gjithashtu ka folur rreth shlyerjes së deritanishme të këtyre faturave dhe rreth fondit që do të shkojë për kompensimin e ish- pronarëve. “Shifra është llogaritur dhe është deklaruar nga Drejtoria e Përgjithëshme e ALUIZNI- t. Tashmë ALUIZNI ka përgatitur dokumentacionin dhe është miratuar në Këshillin e Ministrave kompensimi financiar për 2075 ish pronarë. Fondi financiar i grumbulluar për kompensimin e tyre, deri tani kap vlerën 2 miliardë lekë”, ka deklaruar Shehu.

Cili është ritmi me të cilin po punon drejtoria juaj për legalizimin e objekteve informate?
Sot publikojmë pikërisht atë punë të madhe që është bërë. Njësia 1 deri në njësisë 10 kanë përfunduar azhornimin në terren. Po punohet për njësinë 11 dhe për 15 ditë do të mbyllnim azhornimin në terren për kalimin e pronësisë së këtyre ndërtimeve. Deri në dhjetor presim të përfundojë procedura tekniko - ligjore e kalimit të pronësisë së parcelës ndërtimore pronarit të ri. Ka fluks të madh qytetarësh. Pas përfundimit edhe të njësisë 11, do të ketë pas 20 -30 ditësh fluks në dërgimin e dosjeve në hipotekë. Janë 25% e qytetarëve që kanë paguar taksën mbi infrastrukturën dhe kjo shifër, ndryshon minutë mbas minute. Fatura financiare e taksës mbi infrastrukturën duhet paguar brenda 30 ditëve nga marrja e kuponit, sepse pas skadimit të afatit të deklaruar paguan kamat-vonesën prej 25% të vlerës totale. Pjesa tjetër meqenëse është në shifër më të madhe, sepse duhet paguar e gjithë parcela, i jepet kohë qytetarit për ta paguar. Ndërkohë, qytetarët që do ta gjejnë emrin në listë do të paraqiten pranë sporteleve të Drejtorisë Rajonale të ALUIZNI-t Tiranë, për të tërhequr formularët e pagesave për shlyerjen e detyrimeve financiare me qëllim që të procedohet më tej me legalizimin e këtyre objekteve.

Duke qënë se jemi në momentet e fundit të këtij procesi dhe çdo gjë është e përqendruar tek faturat financiare a ka ndonjë penlitet për qytetarët?
Kuptohet që çdo gjë është e përcaktuar me ligj dhe penalitetet janë përcaktuar në ligj ashtu siç ishte një penalitet kur bëhej vetëdeklarimin në muajin e tretë ishte 10 leke/metër katror ashtu siç mund ta bëje në muajin e katërt flasim për vitin 2006 ishte 20 lekë që edhe sot ekziston ky penalitet, ekzistojnë dhe penalitete të tjera. Qeveria ka bërë disa favore në ndryshimet ligjore do të thoja shume të rëndësishme për qytetarët siç është ulja e përqindjes së taksës të ndikimit në infrastrukturë. Për qytetin e Tiranës nga 2% është ulur në 0.5%, ia vlenë të përmendim që në momentin kur qytetarëve iu shkon fatura e taksës së ndikimit në infrastrukturë në qoftë se paguajnë 30 pasi e kanë marrë këtë njoftim ata penalizohen me 25%. Pra sqarojmë se kjo taksë duhet paguar menjëherë, por edhe parcela sepse çdo pagesë e menjëhershme ka lehtësira, çdo pagesë e vonuar ka penalitet e veta pasi puna voluminoze që bën administrata kërkon përgjigje nga ana e qytetarit. Faturat financiare që shkojnë tek qytetari kërkojnë edhe nga qytetari që brenda afateve të përcaktuara në ligj t`i përgjigjet. Nuk mund të themi se sot nuk ka përgjigje nga qytetari ashtu siç nuk mund të themi që është çdo gjë në perfeksion.

Nisur nga shlyerja e detyrimeve financiare për legalizimet cila është shifra që i shkon AKKP- ës për kompensimin e ish pronarëve?
Kjo shifër tashmë është llogaritur dhe është deklaruar nga drejtoria e përgjithshme e ALUIZNI- t. Tashmë drejtoria e Përgjithshme ka përgatitur dokumentacionin dhe është miratuar në Këshillin e Ministrave kompensimi financiar për 2075 ish pronarë. Fondi financiar i grumbulluar për kompensimin e tyre, deri tani kap vlerën 2 miliardë lekë. Me qëllim sensibilizimin e poseduesve të pasurive informale, për të cilët janë përllogaritur detyrimet financiare dhe legalizimi i objekteve të tyre është vetëm çështje shlyerje e pagesës, ALUIZNI, ka botuar listat emërore të tyre, në bazë qarku dhe njësie të qeverisjes vendore. Këta posedues pas shlyerjes së detyrimeve, duhet të paraqesin pranë Drejtorive përkatëse të ALUIZNI-t dokumentacionin financiar që vërteton shlyerjen e pagesave, në mënyrë që të pajisen me lejen e legalizimit të objektit. Puna për përmbushjen e objektivave ligjore sipas afateve të përcaktuara në plan-veprim, është në vazhdimësi.

Legalizimet
Mënyra e pagesës për ndërtimet brenda vijës së verdh

“Për sa i përket objekteve të ndërtuara brenda vijave të verdha nisur edhe nga vlera më e madhe që ka toka në këto zona, gjithçka është e pasqyruar në ligj. Nëse një qytetarë ka ndërtuar një objekt brenda vijave të verdha duke zënë një hapësirë deri në 300 metër katror, pronari i saj mund të paguajë deri në 70 për qind të vlerës me bono privatizimi ndërsa pjesën tjetër me para në dorë. Ndërkaq, për sipërfaqe mbi 300 metër katror, gjysma e tarifës mund të paguhet me bono privatizimi ndërsa gjysma tjetër me para në dorë bazuar mbi çmimin e tregut. ALUIZNI ka përjashtuar nga pagesa me letra me vlerë tarifat e legalizimit për objektet pa lejë që janë ndërtuar me qëllim social-ekonomik në zona brenda vijës së verdhë. Po ashtu nga kjo formë pagese përjashtohen edhe shtesat informale që janë ndërtuar ngjitur ndërtimeve me leje. Për të dy këto kategori ndërtesash tarifa e legalizimit do të bëhet me para në dorë sipas çmimeve të tregut”.

8 Nentor 2010

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›