LSI bashkohet me shqetësimin e ODIHR për zgjedhjet
LSI I është bashkuar shqetësimit të shprehur në raportin e fundit të ODIHR për zgjedhjet e 28 qershorit. Sipas LSI vonesat në pajisjen me karta vijnë për shkak të mungesës së vullnetit të qeverisë për zgjedhje me standarte.
TIRANE- Lëvizja Socialiste për Integrim reagoi pas raportit të ODIHR i cili kritikoi qeverinë për të dhënat lidhur me shtetasit pa pasaportë por edhe përdorimin e administratës publike në fushatë.
“Lëvizja Socialiste për Integrim bashkohet me shqetësimet e shprehura nga misioni vëzhgues i OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet e 28 Qershorit, në raportin e dytë paraprak të tyre për këto zgjedhje . Presionet politike nga Qeveria mbi nëpunësit civilë dhe administratën publike për të marrë pjesë në aktivitete politike zgjedhore, ashtu si dhe përdorimi i fëmijëve në mitingje e aktivitete zgjedhore, duhet të ndalojnë.
” theksoi Haxhinasto përmes një deklarate për mediat.
Sipas LSI vonesat në pajisjen me karta vijnë për shkak të mungesës së vullnetit të qeverisë për zgjedhje me standarte. (e.n/BalkanWeb)