E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjinushi: Në kushtet kur gjithë institucionet kanë rënë, PS nuk duhet të dorëzojë imunitetet

Share

Në një kohë kur Partia Socialiste po ankohet se deputetët e saj po dënohen nga gjyqe politike, kryetari i Partisë Socialdemokrate, Skënder Gjinushi, thotë se PS nuk duhet të dorëzojë imunitetet.

Kur të gjitha institucionet e vendit kanë rënë, imuniteti mbetet mjeti i vetëm për të inkurajuar segmente të institucioneve të pavarura ose individë që kanë një minimum individualiteti për tiu kundërvënë qeverisë, tha Gjinushi.

Duke folur për Shqip, Gjinushi tha se: Ne jemi të qëndrimit se opozita kryesore ka terma shumë të butë dhe një linjë që në fakt komprometon rolin e opozitës, pavarësisht se bëhet në emër të një modelimi apo për tua lënë fajin të tjerëve.

Duke komentuar rolin e diplomatëve, Gjinushi tha: Ndërkombëtarët e quajnë sukses kur në pushtet qëndron prapë Saliu dhe e quajnë sukses se u zgjodh presidenti qoi përshtatet qeverisë në tendencën e saj për të dhunuar institucionet. Edhe këtë e quajnë stabilitet.

Kreu i PSD ka lëshuar akuza edhe për LSI.

Shumë vetë shpresojnë në mënyrë të çuditshme që shpëtimi i së majtës qenka LSI-ja, kur në fakt LSI-ja ka qenë varrmihësja e së majtës, tha ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›