E Shtunë, 31 Tetor 2026

Legalizimi, hapet e plota deri ne marrjen e tapise

Tirane- Legalizimi i zonave informate hyn ne nje faze te re. Nga marrja e lejes se legalizimit, ndertimi pa leje do te regjistrohet ne Hipoteke brenda 15 diteve. Kontaktet me Zyren e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme nuk do t'i mbaj qytetari, por Zyra e Legalizimeve.

Rrethet

Zyra Qendrore e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme, ne permbushje te ligjit per regjistrimin e pasurive te paluajtshme dhe Vendimeve te Keshillit te Ministrave, ka hartuar nje udhezim te brendshem per regjistrimin e pasurive te paluajtshme te fituara me ane te ligjit per legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e zonave te ndertimeve informale. Udhezimi iu eshte shperndare te gjitha Zyrave Vendore te Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme, te cilat tashme do ta kene me te lehte procedimin e regjistrimit te pasurive te legalizuara, duke permbushur detyrimet ndaj qytetareve ne nje kohe me te shpejte.

Procedura

Qytetari, i cili ka marre nje leje legalizimi nga Agjencia Rajonale e Legalizimit, do te informohet nga kjo e fundit, per percjelljen e dokumentacionit nga ana e saj prane ZVRPP-se perkatese. Qytetari ne kete moment duhet te paraqitet prane ZVRPP-se perkatese me njoftimin e ALUIZN-it dhe te beje pagesen e tarifes se sherbimit prane sporteleve te ZVRPP-se. Zyrat Vendore te Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme, duke filluar qe nga ky moment, duhet ta shqyrtojne kerkesen brenda 15 diteve. ZVRPP-te nuk kane te drejte t'i dergojne qytetarit akt-verifikimi dhe per cdo lloj paqartesie apo mungese dokumentacioni, duhet t'i drejtohet Zyres Rajonale te Legalizimeve.

Pronesia

Ne perfundim te procesit qytetari do te pajiset me Certifikate Pronesie ne rastet kur zona eshte ne sistemin e ri te Regjistrimit te Pasurive te paluajtshme, ose me vertetim pronesie ne rastet kur zona perkatese nuk eshte ne sistemin e ri te Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme. Ne rastet kur Zyrat Vendore te Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme nuk do te permbushin detyrimet ndaj qytetareve, do te kene sanksione administrative nga ana e Zyres Qendrore te Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme.

Udhezimi

Udhezimi i miratuar parashikon regjistrimin e lejeve te legalizimit ne te gjitha rastet qe mund te shfaqen; si ne rastet kur pasuria e legalizuar ndodhet ne pronesi te atij qe ka ndertuar, ne rastet kur pasuria e legalizuar ndodhet ne nje parcele qe eshte ne pronesi te shtetit, dhe ne rastet kur pasuria e legalizuar ndodhet ne nje parcele ne pronesi private. Ne rastin e fundit do te procedohet kalimi i pronesise nga privat ne shtet ne baze te VKM-se per shpronesimet, dhe me pas do te regjistrohet leja e legalizimit.

Shkurtohet koha e regjistrimit

Udhezimi i miratuar nga ana e Zyres Qendrore te Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme parashikon ne detaje edhe te gjitha problematikat e tjera qe mund te shfaqen pergjate regjistrimit te lejeve te legalizimit, si ne rastet kur parcela ndertimore eshte me e vogel se pasuria e regjistruar apo e anasjella. Ky udhezim krijon lehtesi per te gjithe punonjesit e ZVRPP-ve dhe shkurton kohen e pritjes se qytetareve per tu pajisur me dokumentin e pronesise. Zyra Qendrore e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme u bene thirrje qytetareve qe te paraqiten ne sportelet e ZVRPP-ve pasi te kene marre njoftimin nga Drejtorite perkatese te ALUIZN-it, per aplikim per regjistrimin e lejeve te legalizimit.

40 Certifikata Pronesie u dorezuan dje ne qytetin e Elbasanit per pronaret e rinj qe kishin ndertime te palegalizuara prej vitesh. Keto dokumente i njohin ata si pronare te ligjshem dhe te barabarte me te gjithe te tjeret qe kane tapi.

15 Dite Afati me i ri i regjistrimit te nje legalizimi te ri ne zyren e Hipotekes. Kontaktet me zyren e regjistrimit te pasurive te paluajtshme nuk do t'i mbaj qytetari, por zyra e legalizimeve, ndersa koha e procedurave eshte shkurtuar.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›