Sulmi ndaj Vizion Plusit, Olldashi merr urdhra nga konkurrentët mediatikë
Argumentet e ministrit kundërshtojnë njëra-tjetrën dhe bien ndesh me ligjet në fuqi. Nisur nga urdhrat e dalë, shihet qartë se Vizion Plusi është vënë në shënjestër
Ministri i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Sokol Olldashi, ka tentuar ditën e djeshme të shpjegojë opinionin publik lidhur me urdhrin për prishjen e antenës së Televizionit Vizion Plus në malin e Dajtit. Argumentet e ministrit Olldashi kundërshtojnë njëra-tjetrën e për më tepër bien ndesh me ligjet në fuqi. “Antena juaj është e paligjshme, pasi është ndërtuar pas fotografimit ajror. Ndërkohë që antenat e tjera janë ndërtuar vite dhe janë në proces legalizimi”, - tha Olldashi. Ministri i Transporteve iu referua ligjit të legalizimeve, por në fakt ai dëshmoi se nuk ka asnjë dijeni se çfarë përmban ky ligj. Ligji i legalizimeve për zonat informale përjashton nga legalizimi çdo objekt në zonat turistike dhe në parqet kombëtare të mbrojtura nga shteti, ku përfshihet edhe Parku Kombëtar i malit të Dajtit. Përgjigjja e ministrit të Transporteve Olldashi nuk i është referuar ligjit të parë.
Ligji
Qeveria ka miratuar një Vendim me numër 438, të datës 28.06.2006, në të cilin thuhet qartë se nuk ka legalizim në zonat e mbrojtura me ligj. Nga ana tjetër, dikasteri i Ministrisë që drejtohet nga Olldashi, nëpërmjet zëdhënëses ka sqaruar se Inspektorati Ndërtimor nuk ka për qëllim të prishë asnjë antenë televizive, por vetëm ndërtimin e Vizion Plusit. “Inspektorati, pasi ka verifikuar të gjitha ndërtimet në territorin e Parkut Kombëtar të malit të Dajtit, ku janë të vendosura antenat e të gjitha televizioneve, ka konstatuar se i vetmi ndërtim jashtë çdo kriteri ligjor është konstruksioni metalik ndaj të cilit është marrë vendimi për prishje. Kjo do të thotë se asnjë antenë, e asnjë televizioni, as edhe e Vizion Plusit, nuk do të prishet. I vetmi ndërtim që do të prishet është konstruksioni metalik i ndërtuar gjatë muajve të fundit”, - tha Erla Mehilli, zëdhënëse në ministri. Deklaratat nuk përputhen, duke nënkuptuar se ministria gënjen. Një urdhër i datës 7.4.2008 i është drejtuar Televizionit Klan, ku shkruhej se do të prishen antenat si objekte pa leje. Një tjetër urdhër për Televizionin Top Channel shpreh të njëjtën gjë. Ky urdhër ka dalë nja një institucion që është në varësinë e ministrit Olldashi dhe është i vlefshëm për të gjitha mediat që kanë antena në malin e Dajtit. Paradoksi qëndron në faktin se ministri Olldashi kërkon të shpëtojë këto antena dhe nga ana tjetër nxjerr urdhra për prishjen e tyre. Nisur nga udhrat e dalë duket qartë se Televizioni Vizion Plus është vënë në shënjestër. “Me lejon ligji të ndërhyj, edhe pse jeni në proces gjyqësor, pasi ligji nuk pengon një urdhër administrativ”, - tha Olldashi.
Sulmi
Sqarimi i ministrit Sokoll Olldashi për opinionin publik ishte një deklaratë e cila të krijon idenë se ishte hartuar në zyrat e Televizionit Klan, i cili pak ditë më parë transmetoi një kronikë që sipas tij, Vizion Plusi po keqinformon publikun. Ky fakt dëshmon se ministri Olldashi merr urdhra nga konkurrentë mediatikë për interesa personale. Ministria tenton të sqarojë frymën e ligjit dhe zbatimin e tij duke e kërkuar këtë edhe nga Vizion Plusi, por në të vërtetë ministri Olldashi dhe vartësit e tij dëshmojnë se nuk e njohin ligjin dhe se nuk kanë pasur asnjëherë një vullnet për zgjidhjen e problemeve të ligjshmërisë. “Ne vërtet po legalizojmë mijëra pasuri, por për nga rëndësia janë njësoj me kullat tuaja metalike, pasi ajo nuk është antenë”, - vazhdoi ministri Olldashi. Ministri nuk ka shpjeguar se çfarë iniciativash ka ndërmarrë institucioni i tij për të legalizuar antenat e televizioneve, ai nuk shpjegoi se çfarë ka bërë institucioni i tij për të kontaktuar zyrtarisht me grupet e interesit, për të hartuar një plan urbanistik për këtë zonë, sesi mund të zgjidhet normalisht ky ngërç ligjor dhe si mund t’i përgjigjet shteti zhvillimit mediatik në Shqipëri.
21 Prill 2008