Gjinushi: Po heqjes se imunitetit te Mediut
Kreu i PSD-se, Skender Gjinushi, beri me dije se do te votoje pro heqjes se imunitetit te Mediut. Por, sipas tij, kjo kerkese ka si qellim mbrojtjen e Kryeministrit Berisha. "Eshte e qarte qe mazhoranca nuk do e mbroje, sepse mazhoranca po perpiqet ta shese ministrin per te mbrojtur Kryeministrin, por ne kete afere e shohim te lidhur edhe me ceshtjen e Durres-Kukesit, Prokuroria shkon formalisht deri te ministri perkates, pra ku ka ndodhur skandali, ku ka ndodhur trafiku apo korrupsioni, por nuk shkon te koka", vleresoi Gjinushi. Por, sipas tij, Prokuroria e Pergjithshme duhet te veproje jo thjesht me spektakle heqjesh te imuniteteve.