Islami: Zgjedhjet, ne qershor dhe ne tetor
Ndryshimi kushtetues, lidhur me zhvillimin e zgjedhjeve ne vend, konsiston pikerisht ne futjen e konceptit per "periudhen zgjedhore", i cili percakton dhe sakteson nje mandat katervjecar per deputetin. Nje fakt i tille u be i ditur per gazeten nga sekretari per Ceshtjet Zgjedhore ne Partine Socialiste, njekohesisht bashkekryetar ne komisionin e posacem per reformen zgjedhore, Kastriot Islami. Sipas tij, ne baze te ketij koncepti, dy do te jene periudhat zgjedhore, qershor dhe tetor. Madje, referuar amendimit te nenit 65, pritet qe zgjedhjet e ardhshme parlamentare te zhvillohen ne qershor te vitit 2009.
Ku konsiston ndryshimi kushtetues mbi zhvillimin e zgjedhjeve ne vend?
Ne formulimin e ndryshuar te nenit 65 te Kushtetutes thuhet se 1) Kuvendi zgjidhet per kater vjet. Mandati i Kuvendit fillon me mbledhjen e pare pas zgjedhjeve dhe perfundon ne te njejten date, te te njejtit muaj te vitit te katert nga data e mbledhjes se pare. Me cdo rast, Kuvendi qendron ne detyre deri ne mbledhjen e pare te Kuvendi te ri te zgjedhur. 2) Zgjedhjet per Kuvendin e ri mbahen ne periudhen zgjedhore me te afert qe paraprin daten e perfundimit te mandatit te Kuvendit. Periudhat zgjedhore dhe rregullat e mbajtjes se zgjedhjeve percaktohen ne ligjin per zgjedhjet. 3) Ne rast se Kuvendi shperndahet para perfundimit te mandatit te tij te plote, zgjedhjet mbahen jo me vone se 45 dite pas shperndarjes se tij. 4) Kuvendi nuk mund te miratoje ligje ne periudhen 60 dite para perfundimit te mandatit te tij deri ne mbledhjen e pare te Kuvendit te ri, me perjashtim te rasteve te gjendjes se jashtezakonshme. Ndryshimi i ketij neni ka te beje me i) percaktimin me te sakte te mandatit katervjecar te kuvendit; ii) futjen e konceptit te zonave zgjedhore; iii) menyren e re te percaktimit te dates se zgjedhjeve. Ky ndryshim nuk le hapesire per diskutime midis "mandatit katervjecar" dhe faktit qe "Kuvendi zgjidhet per kater vjet". Po keshtu lidhur me percaktimin e dates se zgjedhjeve krahas futjes se konceptit te "periudhes zgjedhore" pershkruhet menyra e percaktimit te dates se zgjedhjeve brenda nje periudhe fleksibel "me te afert qe paraprin periudhen zgjedhore", por qe merr parasysh faktin qe "Kuvendi i ri do te filloje punimet" vetem atehere kur kuvendi i vjeter te kete mbushur ekzaktesisht kater vjet nga dita kur ka zhvilluar mbledhjen e tij te pare.
Cfare risie sjell ky ndryshim?
Risi kryesore eshte futja e konceptit te "periudhes zgjedhore"; kjo do te thote qe zgjedhjet do te zhvillohen ne periudha te caktuara dhe te pershtatshme per zhvillimin normal te zgjedhjeve e te fushatave perkatese ne vendin tone. Keto periudha do te perkufizohen ne kodin zgjedhor: dhe pa dashur te spekuloj, besoj se dy do te jene periudhat zgjedhore, qershor dhe tetor. Keto dy periudha zgjedhore japin mundesi qe fushatat zgjedhore te zhvillohen perkatesisht ne maj dhe shtator. Kjo menyre heq pasigurine qe zgjedhjet te zhvillohen ne periudha te papershtatshme, per shembull ne mes te dimrit ne dhjetor apo ne mes te veres ne korrik apo gusht. Saktesimi i mandatit katervjecar te Kuvendit dhe percaktimi i periudhes se mbajtjes se zgjedhjeve, se bashku me percaktimin ne kodin e zgjedhjeve te periudhave zgjedhore dhe te afateve per nxjerrjen e rezultateve do te shmangin keqinterpretimet per fillimin e punimeve te Kuvendit te ri, sic mundet te kete ndodhur ne ndonje rast ne te kaluaren. Gjithashtu, menyra e percaktimit te dates se zgjedhjeve ka pasur parasysh faktin qe Kuvendi mbaron punimet para se te mbushe kater vjet, nderkohe qe do te qendroje ne detyre derisa te mbushe kater vjetet e mandatit te tij. dhe nuk mundet asnjehere te ndodhe te kete "zgjerim te mandatit pertej kater vjeteve" per shkaqe te ndryshme, gje qe mund te ndodhte ne rast se ne paragrafin 2) te ketij neni nuk do te ishte fjala "paraprin". Duhet pranuar se amendimin i nenit 65 eshte nje rregullim/saktesim thjesht teknik, por qe ne raste keqkuptimesh mund te sillte keqinterpretime dhe per rrjedhoje tensionime politike.
Bisedoi: Oli Xhilaga