Keshilli sot shqyrton imunitetin e Mediut
Rozeta Rapushi
Keshilli per Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin nis sot shqyrtimin e kerkeses se Prokurorise se Pergjithshme per heqjen e imunitetit te ish-ministrit te Mbrojtjes, Fatmir Mediu. Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, tha se keshilli do te zhvilloje mbledhjen e pare per te zhveshur apo jo nga imuniteti republikanin qe t'i leje rruge te lire prokurorise ta hetoje per tragjedine e Gerdecit. Anetareve iu shpernda dje dosja e Kryeprokurores me materialet qe hedhin dyshime mbi "shkelje", qe ish-ministri ka kryer per depon e demontimit te armeve ne Gerdec.
Keshilli mund te dale brenda 3 javes, por edhe 3 muajsh me nje vendim per t'i hequr apo jo imunitetin ish-ministrit Fatmir Mediu. Ne baze te rregullores se Kuvendit, Keshilli merr ne shqyrtim kerkesen e prokurorise per fillimin e ndjekjes penale apo arrestimin e ndonje deputeti te ndaluar. Ne kete rast, Kryeprokurorja Ina Rama ka kerkuar qe t'i hiqet imuniteti ish-ministrit te Mbrojtjes, Fatmir Mediu, pas provave qe grupi hetimor i ngritur per tragjedine e Gerdecit nxori ne pah. Keshilli shqyrton ne disa mbledhje te gjitha provat qe prokuroria jep per te mbrojtur kerkesen e saj per heqjen e imunitetit. Madje, mund te kerkoje dhe materiale shtese per te arritur ne nje perfundim. Cka mund te vonoje marrjen e nje vendimi. Pasi eshte konsultuar me te gjitha materialet dhe kerkesen, Keshilli miraton raport per heqjen ose jo te imunitetit te deputetit. Raport i cili i kalon per votim seances plenare. Duke pasur parasysh qendrimin e deritanishem te mazhorances, Keshilli pritet ta jete pro heqjes se imunitetit per deputetin Mediu.
Vetem pak dite me pare, Kryeprokurorja Ina Rama deklaroi se ne teresine e proceduarave per realizimin e procesit te cmontimit ne Gerdec, u evidentua se jane kryer veprime dhe mosveprime ne kundershtim me ligjin dhe ne mospermbushje te rregullt te detyres nga ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu. Rama theksoi se ish- ministri ka iniciuar hartimin dhe miratimin e disa akteve nenligjore per cmontimin. Ajo vuri ne dukje gjithashtu se percaktimi i vendit, ku do te kryhej cmontimi, eshte bere pa u lincencuar dhe Gerdeci u zgjodh si zone per cmontim, ne mungese te verifikimeve te Shtabit te Pergjithshem. Nga ana tjeter, Prokuroria e Pergjithshme permend se per kete ceshtje eshte shperfillur mendimi i strukturave te Forcave te Armatosura si dhe rezulton se ish-ministri ka miratuar akte nenligjore i orientuar nga interesa te subjekteve private. Ne listen e "fajeve" te Mediut, prokuroria rendit faktin se ai ka shmangur mbikeqyrjen ushtarake te Forcave te Armatosura ne zona, si dhe nuk ka kerkuar qe te behej nje studim i plote i kostos per njesi te municioneve te kalibrave 20-152 mm.
Topalli: Te hiqet "1 Maji"
Po te ishte per Kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli, 1 Maji e njohur ndryshe si "Dita e Punetoreve", nuk do te ishte fare feste dhe aq me pak dite pushimi. "O akoma 1 majin e doni pushim. Une do e kisha heq", tha dje ne seance plenare Kryetarja, kur u njoftua se mbledhja e se enjtes nuk do te zhvillohet, pasi eshte feste e dite pushimi. Per kete arsye, seanca e radhes do te jete te henen e ardhshme, per shkak te festave qe bien dite jave.