E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Berisha kryefajtor, jam pro heqjes

"Per cdo kerkese te heqjes se imunitetit, edhe per Ilir Meten, deputetet e LSI do te votojne per heqjen e imunitetit. Por, ne rastin e Gerdecit kryefajtori dhe kryepergjegjesi eshte Sali Berisha. Absolutisht, jo vetem zoti Mediu". Ky ishte qendrimi i ardhur dje nga kreu i LSI-se, Ilir Meta, lidhur me qendrimin e kesaj partie sa i takon kerkeses se ardhur nga Prokuroria per heqjen e imunitetit ish-ministrit te Mbrojtjes, Fatmir Mediu. Por, sipas tij, per cfare imuniteti behet fjale, kur behet nje permbysje e Kushtetutes per t'i dhene imunitet te jashtezakonshem dhe fuqiplote Sali Berishes, i cili eshte pergjegjesi kryesor per masakren e Gerdecit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›