PS: Rritja e akcizes, mbulim elektoral
Denis Dedej
Partia Socialiste ka shprehur dje, shqetesimin per levizjen me te fundit te qeverise per ngritjen e akcizes, per disa mallra te caktuara si dhe rritjen indirekte te taksave doganore per mallrat qe nuk vijne nga vendet e BE-se, duke e cilesuar si levizje per te mbuluar shpenzimet e fushates se kryeministrit Berisha. Nepermjet nje deklarate per shtyp, kandidatja per deputete ne Qarkun e Fierit, Ermelinda Meksi, deklaroi se pak dite pas zgjedhjeve, qeveria rriti taksat per te mbuluar shpenzimet gjate fushates elektorale. "Nje levizje e tille duket qartesisht se behet per nevoja te ngutshme te momentit. PS me kohe ka deklaruar ate qe tashme eshte e qarte per te gjithe, se babezia elektorale e Partise Demokratike me fushaten e sterzgjatur dhe faturen e shtrenjte qe ajo solli, do te paguhet nga bizneset e ligjshme dhe qytetaret e thjeshte te ketij vendi", deklaroi Meksi. Sipas saj, arroganca e qeverise dhe kryeministrit ne detyre, ne nje vendimmarrje te tille shperfill dhimbshem interesat ekonomike te bizneseve dhe konsumatoreve, qe ne te njejten kohe duhet te perballen me krizen ekonomike duke goditur keshtu me rende dhe ne menyre krejt te papritur, ata qe ne kete moment duhet t'i mbeshteste me politika lehtesuese. Ajo theksoi se keto veprime, kane efekt psikologjik teper negativ e demoralizues per biznesin dhe godasin rende klimen e besimit, per te cilen ka vite qe punohet. "Partia Socialiste e ka pasur te qarte dhe ka paralajmeruar prej kohesh, rreziqet qe vinin nga marrezia e madheshtise se fushates elektorale qeveritare, ku shpenzimet rriteshin ne menyre paradoksale ne krahasim me te ardhurat ne buxhet", deklaroi zyrtarja e selise roze. Per fat te keq, sipas saj, ky skenar shpenzimesh kryhej dhe vazhdon akoma ne kuadrin e diskutimeve qesharake mbi shifrat e rritjes ekonomike dhe mohimit kokeforte, te realitetit ekonomik. Ajo theksoi qe veren me keqardhje, se demagogjia elektorale u vertetua te jete e tille vetem disa dite pas 28 qershorit. Meksi kerkoi nje qendrim transparent ndaj realitetit ekonomik, ku sic tha ajo, duhet adoptuar pa humbur kohe qe te nderthuret ekspertiza profesionale e te gjitha institucioneve te interesuara, vecanerisht ai i Bankes se Shqiperise per te rishikuar buxhetin e vitit 2009, duke korrigjuar shtremberimet e verejtura, me synim ruajtjen e stabilitetit makroekonomik te vendit, te krijuar jo pa sakrifice ne vite.
Meksi: Ulja e depozitave, tregues i ulje se zhvillimit ekonomik
Zyrtarja e Partise Socialiste, Ermelinda Meksi, duke iu referuar deklaratave te kryeministrit Berisha per rritje ekonomike 6% per tre mujorin e pare, ajo theksoi se jane te dhena te pabesueshme. "Ulja e depozitave, qe vjen si rrjedhoje e faktoreve te nje realiteti ekonomik, ndryshe nga ai qe supozohet, ka sjelle uljen e gjeneratorit kryesor te zhvillimit ekonomik, qe eshte kreditimi", deklaroi Meksi. Sipas saj, ky eshte shqetesimi sot per sot per te gjithe shqiptaret, per ekonomine dhe per biznesin, i cili duhet pare per fat te keq, jo sic e pa kapiteni i "Titanikut" ajsbergun dhe t'i shmangej, pastaj te perfundojme sic perfundoi "Titaniku", ne fund te oqeanit.