PS: E majta, jo me ndarje
Partia Socialiste nuk ka reshtur se leshuari ftesa per ribashkim mes PS dhe LSI-se. Madje, pothuajse e gjithe kupola roze ka terhequr vemendjen e lidershipit te LSI-se, lidhur me vendimmarrjet e marra prej tij. Kesisoj, duke nisur nga kryetari i PS-se, po ashtu dhe eksponente te tjere te PS-se, i kane bere thirrje LSI-se e sidomos kryetarit te saj te vleresoje faktin se kjo nuk eshte koha e ndarjeve te vjetra, por e nje bashkimi te ri. Ashtu sikurse nuk kane munguar dhe kritikat dhe akuzat ndaj kryetarit Meta. "Mua me vjen sinqerisht keq qe miku im Ilir Meta iu kthye nje loje te vjeter, qe s'ishte as ne te miren dhe s'eshte as ne deshiren e njerezve", qe shprehur Rama, lidhur me kete ceshtje. Por, sikur te mos mjaftonte kjo ne te gjitha komunikimet per shtyp, ligjvenesit socialiste nuk kane reshtur se evidentuari faktin se, sipas tyre, largimi i LSI-se vinte vetem per interesa personale te lidershpit te kesaj partie. "Partia Socialiste po sheh me shqetesim kerkesen e vazhdueshme te lidershipit te Partise Levizja Socialiste per Integrim per t'u pozicionuar si Kryeminister i se ardhmes i se majtes", pati theksuar sekretari organizativ i PS-se, Blendi Klosi.