Manjani Debat mbi organet kushtetuese jo nderhyrje e re
Oferta e re e Partise Socialiste per nje rishikim te pjesshem te Kushtetutes eshte refuzuar dhe gjykuar si jo parimore nga partneri kryesor i Partise Demokratike Levizja Socialiste per Integrim. Edhe pse nje force politike e angazhuar qe ne fillim kunder nderhyrjes se bere me 21 prill 2008 qe coi ne kete situate nderinstitucionale ne vend apeli i saj i djeshem ka pergenjeshtruar kete qendrim nisur nga interpretimi i qellimeve te PS-se. Ne nje dalje te veten publike sekretari per ceshtjet zgjedhore dhe ligjore Ylli Manjani ka percjelle nje gjykim sa ironik aq edhe kundershtues ndaj ofertes socialiste duke pranuar gjithsesi nevojen e skanimit te performances kushtetuese te institucioneve dhe me tej nisjen e punes per reformen zgjedhore. Diskutimi per Kushtetuten e vendit nuk mund te jete pjese e arsyetimeve te nxehta dhe toksike qe burojne nga dhimbja per humbjen e zgjedhjeve dhe te Bashkise se Tiranes. Kushtetuta e Republikes nuk eshte statuti i Partise Socialiste qe ndryshohet sa here kryetari humb zgjedhjet. LSI-ja ka qene dhe mbetet e vendosur dhe e angazhuar qe me fillimin e sesionit te ri parlamentar te filloje puna per reformen zgjedhore sic ka rekomanduar dhe do te rekomandoje OSBE/ODIHR tha Manjani. Ai ka justifikuar kundershtimin e ndryshimeve ne Kushtetute me prapavijen politike te synimeve socialiste qe sipas tij priren te mbulojne krizen e humbjes se zgjedhjeve. Nga ana tjeter autokritika e Edi Rames per kete ceshtje ne intervisten e vet te para dy diteve eshte vleresuar si deshmi papjekurie nga Manjani qe serish ka apeluar per refuzim te propozimit te PS-se. Ne ftojme te gjithe faktoret politike te marrin ne konsiderate faktin se ndryshimet kushtetuese qe motivohen politikisht nuk cojne askund pervec se ne pishmanlleqe politikanesh qe si hyjne askujt ne pune. Ne do te nxisim Parlamentin e Republikes qe te inkurajoje debat publik te hapur mbi sjelljen kushtetuese te institucioneve kushtetuese jo te mandateve te te zgjedhurve tha Manjani duke aluduar mesazhe per Prokurorine e Pergjithshme por edhe nje qasje konstante te LSI-se kunder bashkepunimit PS-PD qe defaktorizon partite e dores se dyte. Kjo pasi sugjerimi i Edi Rames pervecse autokritike eshte edhe nje hapje e selise roze ndaj shumices permes se ciles kerkohet marreveshje e re per zgjedhjet e vitit 2013.