Gjinushi: Të krijohet qeveri teknike për integrimin në BE
"Shqipëria mund të përfitojë liberalizimin e vizave dhe statusin e vendit kandidat për në Bashkimin Europian, vetëm përmes një qeverie teknike me bazë të gjerë". Ky është propozimi i aleatit socialist, Skënder Gjinushi, partia e të cilit nuk mundi të sigurojë mandate parlamentare në zgjedhjet e 28 qershorit. Duke iu rikthyer sërish kësaj ideje, Skënder Gjinushi tha se brenda një periudhe të caktuar, kjo qeveri teknike mund të organizojë zgjedhje të pranuara nga të gjitha palët, duke korrigjuar Kodin Elektoral. Lidhur me këtë pikë duket se partitë e vogla janë krejtësisht dakord. Partia Demokratike ka dhënë sinjale pozitive për të rihapur çështjen e kodit, ndërsa gjithçka duket se mbetet në duart e Partisë Socialiste. Pas zgjedhjeve, duke qenë se PSD nuk arriti dot të përfaqësohej në Parlament, Gjinushi hodhi idenë e krijimit të qeverisë teknike, por edhe të ndryshimit të kodit, pa fshehur tonet kritike për kreun e selisë rozë.
"Për sa ai ka kandiduar vetë, ka pasur një frymë tjetër brenda asaj partie. PS nuk e ka dashur shumë bashkëpunimin. Ka dashur t‘i marrë gjithë meritat për vete, ndërsa Rama ka punuar në të kundërt. Këtë radhë u njehsua me partinë në tërësi. PS mendoi që me sistemin spanjoll mund t‘i kryente të gjitha, pra edhe të fitonte, edhe të eliminonte aleatët, edhe të amortizonte problemet e brendshme, edhe të kontrollonte lojën e Metës. Të gjitha s‘mund të bëheshin njëherësh dhe nuk mund të bëhen kurrë njëherësh, veçanërisht kur ke përballë një kryemanipulator si Berisha", tha Gjinushi. Ndërsa në lidhje me qeverinë Berisha-Meta, kreu i socialdemokratëve ka ironizuar: "Kjo do jetë po aq jetëgjatë, sa jetëgjatë do jetë edhe ligji i gay-ve. Këto janë manovra politike. Berisha jo rastësisht në të njëjtin moment që përpiqet të krijojë një krushqi midis mandateve të majta dhe të djathta, pra një martesë të tipit gay në qeverisje, premton edhe liberalizimin e martesave për të legjitimuar këtë qeverisje", është shprehur kreu i PSD-së.