E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjinushi: Votat të përkthehen në mandate

Share

Kryetari i Partisë Social Demokrate, Skënder Gjinushi, akuzoi sërish Partinë Socialiste për shkeljen e marrëveshjes zgjedhore me aleatët, gjatë një interviste për News 24.

Duke nënvizuar rëndësinë që reforma zgjedhore të mos shihet e shkëputur nga rekomandimet e OSBE/ODIHR-it dhe klima politike në vend, Gjinushi theksoi se ajo që kërkohet nga aleatët e PS-së është përkthimi siç duhet i i votave në mandate.

Opozita ka gabuar, duke lejuar që pika e garancisë për zgjedhje me standarde të lihet mënjanë dhe të kalohet në një reformë formale. Ne kërkojmë të përkthehen votat siç duhet. Kërkohet që në Republikën e Shqipërisë, nëse 10 mijë ose 11 mijë persona votojnë për PSD, kjo parti të ketë një mandat.- u shpreh Gjinushi.

Kreu i PSD-së theksoi e reforma zgjedhore duhet të shmangë deformimet e sistemit gjerman në vitin 2008 dhe atij spanjoll në 2009-ën, duke u bazuar në disa shtylla kryesore për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme.

Shtyllat për reformën zgjedhore janë reflektimi i rekomandimeve, futja e teknologjisë dhe heqja e deformimeve në sistemin zgjedhor. Sistemi rregullohet ose duke barazuar zonat dhe duke rritur numrin e mandateve ne çdo zone ose të futet korrektimi kombëtar.- vijoi më tej Gjinushi.

Rreth deklaratës me përfaqësues të tjerë të opozitës shqiptare, Gjinushi theksoi se qendrimi i tij nuk ishte aspak emocional.
Ne kemi të drejtën tonë, ndodhemi në të njëjtën situatë ku PS gabon në konceptin për reformën. Atëhere kemi paralajmëruar se me këtë sistem deformues nuk jemi dakort. Nqs në PS ka ende struktura dhe persona se më shumë urojnë reduktimin e aleatëve, por kjo vë në rrezik opozitën. Qëllimi ynë është parandalimi, opozita duhet të jetë e qartë se duhet të hyje në zgjedhje me kushte të barabarta. Opozita nuk mund të japë humbjen me duart e veta, nuk mund të aplikojë një sistem që të merr frymën. Përfundimisht sistemi duhet të korigjohet, nuk mund të korrektohen votat tona se duan partitë e mëdha.

I pyetur se cfarë përgjigje morën nga kreu i PS, Rama pas kërkesave që parashtruan, Gjinushi theksoi se Rama ka thënë se kjo gjë nuk varet nga ne. Kjo ngjan si ajo historia, më tha mamaja, hajde për darkë se unë për darkë dola.

Gjinushi më tej shtoi se opozita duhet të gjejë patjetër një zgjidhje rreth kësaj cështje. Nëse nuk je në gjendje të korrigjosh sistemin vetë, atëherë gjej një sistem tjetër. Jem futur bashkë në listat e përbashkëta, të jap votat në gjithë Shqipërinë, ti mi jep në 2 qarqe.

Nëse PS refuzon çdo lloj opsioni do të thotë që ata janë më keq se 2009 në mentalitet dhe gjithë ajo propagandë që u bë në PS se në 2009 bëmë trenin e shkurtër apo të gjatë, ja ku po e them, kjo gjë nuk varej nuk varet nga nr i vagonave.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›