E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pëllumbi: Grupi i të Urtëve si ish-Byroja Politike, përdoret për relaks

Share

Servet Pëllumbi, një prej figurave historike të PS-së, ka ironizuar me atë që quhet Grupi i të Urtëve në këtë parti. Pëllumbi tha se ky këshill ngjan me Byronë e dikurshme Politike, ku konsumohen biseda të lira, por pa asnjë vendimmarrje për tu bërë pjesë e axhendave politike të Partisë Socialiste. Për këtë arsye, ai nuk ka pranuar që të marrë pjesë në mbledhjet e organizuara nga PS.

Mungesa ime nuk ka as arsye familjare dhe as shëndetësore. Janë disa rezerva që i kam ndaj këtij Këshilli Politik, i cili nuk është ngritur mbi bazën e Statutit, por funksionon pranë kryetarit. Nga pjesëmarrja në dy mbledhje të tij, me keqardhje konstatoj që ky këshill i ngjan një lloj Byroje Politike që përdoret për relaks, sepse asnjë lloj obligimi nuk ka në parti për të diskutuar rreth atyre problemeve që shtrohen në këtë këshill, tha Pëllumbi për Panoramën.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›