Gjinushi bën thirrje për bashkim kundër Berishës
Autori i Lajmit: red.
Nuk ka siguri, drejtësi e zhvillim me një kryeministër që shet naftë për të djegur Kosovën dhe shet armë për të hedhur në erë Shqipërinë. Kështu ka pohuar Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Skënder Gjinushi, gjatë mitingut të djeshëm. Kreu i PSD-së, duke bërë thirrje për bashkim dhe për fitore të përbashkët, pohoi dje se qytetarët u mblodhën dje në shesh për t i thënë “ndal” dhunës e krimit shtetëror, për t i thënë “ndal” korrupsionit dhe vjedhjes së parave e së ardhmes suaj. Sipas tij, kur të gjithë kërkojnë zbardhjen e tragjedisë së Gërdecit e të aferave korruptive, Qeveria vazhdon thellimin e krizës ekonomike, varfërimin tuaj, rritjen e çmimeve, mosrealizimin dhe vjedhjen e investimeve, shantazhin ndaj biznesit e medias, prandaj ne sot të gjithë këtu kërkojme largimin sa më parë të kësaj qeverie, largimin e Sali Gërdecit. Gjinushi theksoi se Sali Berisha nuk duhet të jetë më në krye të Qeverisë, por në krye të të akuzuarve për Gërdecin; për zhdukjen e Remzi Hoxhës; për trafik e kontrabandë nafte e armësh, për shpërdorim të fondeve publike. “Ne sot u bëjmë thirrje të gjithë shqiptarëve të bashkohen me ne, rreth opozitës, për të mirën e tyre dhe jo për pushtetin tonë; të mos tremben, por të revoltohen e të ngrenë zërin kundër dhunës e terrorit shtetëror. Ka ikur koha e 96- 97. Vota e vullneti juaj nuk mund të shtypen dhe manipulohen më nga klanet e Berishes. Ai sot është një kalli pa kokrra, si misri i Jeminit. Rroftë populli, Fitore e përbashkët, Sali ik, Berisha shporru!”, - e mbylli fjalën e tij Gjinushi.
Ky lajm është publikuar: 20/09/2008