“Gërdecit duhet t i shkohet deri në fund”
Autori i Lajmit: red.
Kryetari i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo, është shkëputur nga turma për t u ngjitur në tribunë dhe për të ftuar qytetarët të protestojnë kundër Berishës dhe për të kërkuar largimin e tij. “Jemi këtu sot që të protestojmë e të kërkojmë që hetimi për Gërdecin të çohet deri në fund, që të mos përsëriten më “Gërdecë” të tjerë, që të mos kemi më fatkeqësi të tjera kombëtare të këtyre përmasave. Prandaj, në emër të asaj pjese qytetare të forcës politike që përfaqësoj, ne shprehim solidaritet për të gjitha institucionet e drejtësisë që të çojnë hetimin e Gërdecit deri në fund pa presione. Për herë të parë, Drejtësia ka shansin të mbetet në histori, të regjistrojë në analet e drejtësisë botërore të drejtën e pamohueshme të qytetarëve, për të jetuar të lirë e të sigurt në vendin e tyre. Duke bashkuar zërin tim me ju, unë ju ftoj të jemi vigjilentë, të gjithë bashkë në zgjedhje, t i themi Berishës që të lirojë zyrën, sepse ka treguar që nuk ka ditur të qeverisë dhe ka dëshmuar që këtë popull ta çojë në fatkeqësi.”
Ky lajm është publikuar: 20/09/2008