E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjinushi, fushate ne Kavaje dhe Tirane

Kryetari i Partise Socialdemokrate ka vijuar takimet me simpatizante e mbeshtetes te PSD ne Kavaje dhe ne rajonin 10 ne Tirane. Ai ka theksuar se tiparet kryesore te kesaj force ne keto 4 vjet jane te tilla, qe e meritojme te kerkojne voten e votuesve te majte dhe te votuesve te zhgenjyer ne teresi. "PSD hyn ne ato parti te pakta, qe nuk e kerkon voten thjesht me premtime, por duke thene se cfare ka bere ne momentet kyce dhe cfare tiparesh ajo ka treguar realisht, me veprimet e saj ne politike", deklaroi Gjinushi. Sipas tij, partia qe ai drejton ka treguar se e lufton korrupsionin dhe kur eshte pjese e pushtetit dhe kur eshte ne opozite. "PSD ka treguar qe nuk implikohet me korrupsionin, jo si propaganda e PD, realiteti i PD e i vete Berishes, i cili eshte i gatshem te bashkepunoje me kedo, mjafton qe te mbaje pushtetin e vet", tha lideri i PSD.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›