"Tavan" per taksen ndaj biznesit
Qeveria miratoi dje projektligjin per sistemin e taksave vendore, qe vendos kufizimin deri ne 10 per qind te takses te biznesit te vogel. Kryeministri Berisha, duke e konsideruar biznesin e vogel sektorin me te fuqishem te ekonomise, ku jane punesuar rreth 200 mije vete, tha se kjo mase synon shmangien e abuzimeve ndaj kesaj biznesi. Ndryshe nga disa dite me pare kur paralajmeroi kete iniciative te qeverise qe drejton, kryeministri Sali Berisha solli nje shembull konkret te asaj qe e cilesoi abuzim ne kurriz te biznesit te vogel. Ai lexoi nje mesazh te mberritur ne celularin e tij, ndersa tha se disponon plot nje dosje me ankesa te kesaj natyre. "Biznesi i vogel eshte per Shqiperine sektori me i fuqishem i ekonomise. Pavaresisht se kontributi i tij ne buxhetin publik eshte pakrahasimisht me i vogel se biznesi i madh, biznesi i vogel eshte gjeneratori i punesimi ne vend. Ne kete biznes jane te punesuar minimalisht 180-200 mije shqiptare. Taksa e biznesit te vogel u transferua teresisht, ne perputhje me konceptin e decentralizimit, ne bashki e komuna. Sot, ky biznes eshte vendosur ne veshtiresi, ne disa qytete te vendit", u shpreh Kryeministri. Kryeministri Berisha njoftoi gjithashtu nje tjeter mase ne mbeshtetje dhe mbrojtje te biznesi te vogel. "Organi tatimor qendror, - u shpreh Kryeministri - me nje Task Force te vecante, te shqyrtoje me perparesi cdo ankese te biznesit te vogel. Qeveria do te kete tolerance zero ndaj abuzimit me te. Ashtu sic po ben kete ligj, qeveria mund te beje edhe ligje te tjera per ta mbrojtur ate". Duke garantuar pushtetin vendor se qeveria eshte e gatshme t'i ndihmoje, ne perputhje me nevojat qe kane, Kryeministri theksoi se nuk mund te pranohet qe bashkite te rrisin cdo vit taksen e pastrimit apo gjelberimit. Kreu i qeverise konsideroi se nje tjeter mase ne mbeshtetje dhe mbrojtje te biznesit te vogel do te jete edhe rritja e pagave dhe pensioneve me 1 maj. "Ky vit, ne te cilin biznesi i vogel ndjen me shume pasojat e krizes boterore, i ndjen ato, se pari me uljen e konsumit per shkak te kesaj krize. Ndaj rritja e pagave dhe pensioneve me 1 maj eshte mbrojtja me e mire qe i behet biznesit te vogel, sepse eshte nje rritje shume e ndjeshme e fuqise blerese e, se paku, 800 mije familjeve shqiptare. Eshte e pabesueshme dhe e pakonceptueshme qe ky akt sulmohet, ne vend qe te pergezohet. Duke sulmuar kete akt, vecse deshmohet se alternative e vetme eshte mjerimi dhe varferia. Ne qofte se rrisim pagat dhe pensionet, ne raport me tregun, perfituesi numer nje, pas atyre qe perfitojne kete rritje page e pensioni, eshte biznesi i vogel. Kjo do te thote me shume shitje per te dhe kjo eshte jeta e tij," u shpreh Kryeministri. Kryeministri Berisha siguron biznesmenet e vegjel se qeveria do te monitoroje me vemendje te madhe gjendjen e tyre per t'i dhene pergjigjen e merituar imediate cdo abuzimi mbi ta. S.P