E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjirokastër, digjet një banesë pranë zonës muzeale

Burime zyrtare të policisë lokale thanë sot se zjarri ra rreth orës 23:45, në banesën njëkatëshe në lagjen Palorto të qytetit, në pronësi të shtetasit Ylli Abazi, por që prej vitesh jeton në Shtëpinë e të Moshuarve në Gjirokastrës. Të njëjtat burime shtuan se ndërhyrja në kohë e shërbimit zjarrëfikës shmangu përhapjen e flakëve në banesat që ndodheshin pranë.

Nga hetimet paraprake rezulton se zjarri mund të jetë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike, por nuk përjashtohet mundësia e vënies së qëllishme nga persona të tjerë.

Ky është rasti i dytë gjatë këtij viti që një banesë e vjetër gjirokastrite përfshihet nga flakët. Në të dyja rastet banesat kanë qenë të braktisura

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›