Temperaturat e larta, shtohet në sëmurët në QSUT
Në Spitalin Pediatrik pranë QSUT-së paraqiten rreth 200 pacientë të vegjël në ditë, me simptoma të stinës, të cilët pasi marrin ndihmën e duhur dhe këshillat përkatëse, largohen. Burime nga spitali bëjnë të ditur se pranë Spitalit Infektiv paraqiten rreth 60-70 pacientë në ditë, ndërsa në shërbimin e Kardiologjisë rreth 90-100, me simptoma nga temperaturat e larta.
Fluksi i vizitave konsiderohet normal nga mjekët, të cilët u bëjnë apel qytetarëve që të tregojnë kujdes me ushqimet që konsumojë. Mjekët këshillojnë edhe konsumimin e sa më shumë lëngjeve, deri 2 litra ujë në ditë, fruta dhe zarzavate. Kujdes duhet të tregohet për fëmijët, të moshuarit, gratë shtatzana e të sëmurët kronikë. Evitimi i lëvizjeve dhe aktiviteteve fizike intensive nga ora 11.00 deri në orën 16.00, është një tjetër këshillë për të gjithë njerëzit në kushtet e temperaturave të larta.
Reduktimi i sforcove fizike në orët më të nxehta të ditës dhe mbajtja e kapeles apo çadrës, në raste të daljes në rrugë, mbajtja e rrobave të gjëra, të lehta, me ngjyra të çelura (mundësisht prej pambuku) janë të tjera këshilla që japin mjekët. Ndërsa, disa nga masat që duhen të merren për parandalimin e infeksioneve dhe virozave janë konsumimi i ujit të sigurtë (të blerë ose të zier, kur nuk jemi të sigurtë për cilësinë e tij), larja e vazhdueshme e duarve, ruajta e ushqimeve në frigorifer apo në vende të freskëta, konsumim i freskët i ushqimeve sidomos atyre me përmbajtje bulmetrash, vezësh, mishit, etj. Gjatë këtyre ditëve, në kushtet e temperaturave të larta dhe me frekuentimin e plazheve e pishinave, ajo ç’ka vihet re është dhe shtimi i vizitave në repartin e dermatologjisë në QSUT, për shkak të problemeve në lëkurë.
"Shezlongët mund të jenë bartës të infeksioneve në lëkurë nga njëri person tek tjetri", thanë burimet, ndërsa theksojnë se menaxhuesit e ambienteve të plazheve dhe pishinave duhet të dizinfektojnë edhe shezlongët, krahas masave të tjera që kanë marrë.