Angli, dy të rinj martohen mbi re
Sot mund të martohesh... edhe mbi re. Të gjithë thonë se kur dashurohesh fluturon, madje ka nga ata që e hiperbolizojnë këtë lumturi, duke pranuar se nuk je më me këmbë në tokë, por ecën 3 metër larg saj.
Këtë radhë, nuk ka më dyshime. Dy të rinj anglez, Darren McWalters, 24-vjeç dhe Katie Hodgson, 23-vjeç kanë vendosur të bëjnë celebrimin e martesës së tyre në fluturim.
Por, jo vetëm kaq. Nuk ka të bëjë me ndonjë nga fluturimet që gjithkush mund të imagjinojë. Është një nga ato fluturime kur me plot gojën mund të thuash se je duke prekur retë.
Nusja e stolisur si për dasmë dhe me fustan të badhë, kurse dhëndrii me kostum kanë thënë po në ajër. Ata të lidhur nga këmbët janë vendosur sipër avionëve të vegjël, ndërkohë që një avion më vete ishte i destinuar për priftin.
Ceremoninë e celebroi prifti George Brigham, 67-vjeç. Ai ishte me fytyrë nga dy të rinjtë, i lidhur në të njëjtin pozicion.