Taksistët, protestë në sheshin Skënderbej
Tiranë- Taksistët e kryeqytetit kanë protestuar sot në sheshin “Skënderbej”. Ashtu si kishin paralajmëruar edhe më parë, ata kanë qëndruar në shesh duke iu drejtuar me kërkesat e tyre Ministrisë së Transporteve.
“Kërkojmë leje 5-vjeçare për ushtrimin e profesionit dhe liberalizimin e shërbimit taksi, duke u mbështetur në një numër të caktuar automjetesh”- thanë protestuesit.
Ata kërkojnë edhe praninë e shoqatës së taksive në vendit që do të merren për ligjet që kanë të bëjnë me ta.
Pas një kohe në sheshin kryesor, ata i janë drejtuar me zhurmën e borive Ministrisë së Transporteve, duke bërë thirrje që institucioni të gjejë sa më shpejt të jetë e mundur një zgjidhje për ta.