E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, 2 në pranga për trafik lëndësh narkotike

Tiranë- Policia e Tiranës ka arrestuar sot dy persona me akuzën e shitjes dhe trafikut të lëndëve narkotike. Sipas burimeve policore bëhet e ditur se ndalimet janë bërë pas informacioneve të marra në rrugë operative dhe vrojtimeve paraprake ndaj të dyshuarve.

Sipas drejtorisë së Policisë së Qarkut të Tiranës u arrestua në kushtet e flagrancës shtetasi Gëzim Kotorri, 31-vjeç, lindur e banues në Kavajë.

“Ky shtetas ka qenë me precedentë të mëparshëm penalë. Ai u kap me një sasi prej 375 gram bimë narkotike e llojit kanabis sativa dhe akuzohet për “prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.- tha policia.

Ndërkaq, forcat e policisë ekzekutuan urdhër ndalimin e Prokurorise së Krimeve të Renda ndaj shtetasit GazmendHasaj, 35-vjeç, lindur dhe banues në Shkodër. "Ky person akuzohet për trafik të lëndëve narkotike”, thanë burimet, duke shtuar se ndaj tyre pritet të merren edhe masat e sigurisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›